Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Gark Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2018
-
Sipërfaqja
12,000 m2
-
Kate
9
Përshkrimi
“HILTON GARDEN INN TIRANA”, një nga emrat më të njohur ndërkombëtar të akomodimit, më në fund arriti për herë të parë në kryeqytet. Një Business Hotel me 4 yje, i përshtatur dhe sjellë në vend nga një zyrë prestigjioze projektimi. Me një përvojë të madhe në projektimin e strukturave akomoduese, studioja GARK arriti të tejkalonte me sukses pritshmëritë e ekspertëve.

U deshën gati 2 vjet e gjysmë për zhvillimin e dizajnit, duke filluar nga koncepti e deri tek ndjekja e ndërtimeve, deri në momentin e përfundimit të ndërtesës duke i dhënë jetë hotelit. Hilton Garden Inn Tirana është i pozicionuar në Bulevardin Gjergj Fishta, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

E gjithë ndërtesa shtrihet në afro 12,000 m2, me një strukturë prej 143 dhomash të tipologjive të ndryshme. Përveç këtyre edhe 5 salla mbledhjesh, 2 salla për festa dhe për pritje, një zonë dedikuar për palestër, bar-restorant, restorant i hapur, parkim falas dhe lehtësira të tjera.
Hoteli është krijuar sipas stilit modern të Hilton Garden Inn dhe standardeve ndërkombëtare, por duke përfshirë gjithashtu dhe elementë kombëtar.

Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania

English