Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LD Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Afrodita Luarasi Abdiu, Naime Salii, Burim Abdiu
-
Tipologjia
Commercial, Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
160 m2
-
Photography
Vase Petrovski
Përshkrimi
Çfarë mund të përfaqësojë në të vërtetë një kopsht? A është thjesht një vend i caktuar nga qeniet njerëzore për të përmbushur nevojat e tyre, apo një platformë bashkëjetese? Këto ishin pyetjet që na shtynë të shqyrtonim ballafaqimin e natyrave të ndryshme (përfshirë edhe atë më të vështirën - natyrën njerëzore) krah për krah në Garden Healthy Bar, për të arritur koherencën në realitetin e fragmentuar.
Ideja kryesore në projektimin e Garden Healthy Bar ishte krijimi i një vendi, fokusi i të cilit do të vihet te materialet dhe natyrshmëria që do ta çojë vizitorin në një dimension tjetër. Hapësira është e ndarë vizualisht dhe konceptualisht në tre pjesë. Duke filluar me një tarracë të përbashkët të jashtme ku një pjesë e saj duket si një kafene tipike e Tetovës dhe pjesa tjetër shndërrohet në diçka ndryshe, një lloj kompozimi amfiteatrik që është shumëfunksional dhe mund të ndryshohet në përputhje me nevojat e klientit.
Duke kaluar tarracën, futemi në pjesën qendrore biofilike të kombinuar me elemente të arkitekturës popullore - shtëpinë. Kështu, në fund, arrijmë në pjesën më ekspresive të objektit, “shpellën pasqyruese” e cila me mënyrën e saj ndërvepruese të uljes na bashkon me dëshirën për të luajtur, shoqëruar me reflektime të ndryshme që janë rezultat i zonave me pasqyra në të treja anët. Ajo që është mbresëlënëse në tërë këtë mozaik të mostrave të ndryshme hapësinore është parimi i vetë-shërbimit që e angazhon subjektin të jetë pjesë e gjithë kësaj hapësire natyrore dhe procesin e shërbimit me ushqim të shëndetshëm.
E veçanta e këtij projekti është materializimi nëpërmjet të cilit krijohet një atmosferë e hapur e lehtë dhe e ngrohtë duke përdorur materiale natyrore. Theksi kryesor vihet te druri, d.m.th. shtëpi të bëra me kompensatë në formën e çative të drurit, elemente unikë për ulje të bëra nga karton i ricikluar. Tavani i mbuluar me degë të mbushura me lule letre ricikluese. Shumë bimë dhe myshk natyral.
Vendndodhja
Tetovo, North Macedonia