Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial, Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
645.9 m2
-
Photography
Creative Fields
Përshkrimi
Rutina normale e blerjeve të ushqimeve është gjithmonë e ngutshme. Të armatosur me listën e blerjeve, ne rrëmbejmë një karrocë pazari dhe përpiqemi të hyjmë e të dalim sa më shpejt që të jetë e mundur nga dyqani, duke mos u fokusuar shumë në hapësirën përreth nesh.
Por një hapësirë si ajo e Avocado Market, nuk mund të mbetet pa u vënë re.
Duke shtuar ngjyra në çdo hapësirë që prekim, kësaj here zyra jonë arriti gjithashtu në këtë supermarket duke ndryshuar edhe përvojën e përdoruesit. Si një pjesë e integruar e lagjes ku ndodhet, ky supermarket ju fton me ngjyrat e tij të ndritshme: nuancat e jeshiles, të verdhës dhe blusë.
Ne zgjodhëm një paletë ngjyrash të frymëzuar nga vetë Avocado, duke mundësuar emocion dhe orientim për të lehtësuar përvojën e blerjes. Freskia e produkteve përfaqësohet nga ngjyra jeshile, lumturia nga e verdha dhe stabiliteti nga ngjyra blu.
Kushdo mund ta gjejë fare lehtë rrugën e tij në Avokado, përmes linjave të imëta dhe ngjyrave të ndritshme si dhe planit të mirëpërcaktuar, i cili është projektuar me një fokus te funksionaliteti. Brendësia është projektuar në përputhje me tre hapësirat identifikuese: Avochill, Avocube dhe Avo-pick.
Ju mund të shijoni ëmbëlsira të sapo pjekura dhe të merrni një kafe në Avochill, ose të zgjidhni frutat dhe perimet tuaja të freskëta në Avo-pick.
Në Avocado, ju nuk do të shkoni thjesht për të marrë atë që ju nevojitet dhe më pas të shkoni në shtëpi, apo jo?
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo