Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ALT137 Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Rinë Dinarama, Nertil Muhaxhiri
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
65 m2
-
Kate
1
-
Photography
Creative Fields
Përshkrimi
Me lokacion në qendër të Prishtinës dhe pamje nga Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ky apartament – BACK TO PR – me një dhomë gjumi është projektuar për të akomoduar një familje të Diasporës gjatë vizitave të tyre në vendlindje.
Hapësira e qëndrimit ditorë është formuar me largimin e mureve që ndanin kuzhinën, qilarin dhe korridorin, duke krijuar kështu një ambient të hapur.
Elementi kryesor i kësaj hapësire është paneli qendror, i formuar nga tuba metalik i cili bën ndarjen vizuele të hapësirës së qëndrimit nga kuzhina, por në të njejtën kohë shërben si mbajtës i TV në njërën anë dhe banak në anën tjetër.
Hapësira është dizajnuar për t’u përjetuar si hapësirë qetësie, e cila është arritur me thjeshtësinë e dizajnit të mobiljeve ‘custom made’ si dhe me ndihmën e ngjyrave të qeta.
E bardha, dyshmeja prej druri dhe tavani nga çimento shërbejnë si prapavijë, ndërsa fokusi qëndron në ngjyrat bezhë tek ambienti i ngrënies dhe mente tek mobiljet e korridorit.
Vendndodhja
Prishtina, Prishtina, Kosovo