Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Loft Architects
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Fatjon Molla, Lorenxa Cakuli
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
323 m2
-
Kate
1
Përshkrimi
Serafina Café & Restaurant është projektuar nga Loft Architects si një ambient i hapur ku zonimi funksional arrihet përmes elementeve të brendshëm siç janë kolonat dhe një tavan me pjergulla alumini në një tonalitet, mobilje të dizajnuara posaçërisht për të ose element gjelbërimi që jo vetëm krijojnë një atmosferë të freskët, por edhe privatësi.
Në fund të restorantit është dizajnuar një kuzhinë e hapur me një banak të madh përpara, ku shërbimi integron gjithashtu momente të shijimit të specialiteteve të kuzhinierit.
E rëndësishme si për ne ashtu dhe për klientin tonë ishte që hapësira të mund të funksiononte pa vështirësi nga mëngjesi herët deri natën vonë duke ruajtur diversitetin e saj funksional. Kështu që ne siguruam vende të bollshme dhe fleksibile, pika me energji dhe zona të fokusuara në mënyrë të barabartë si ndaj privatësisë ashtu edhe ndaj frekuentimit gjithnjë e në rritje që e shohim në hapësirat moderne të punës ose në një kafene.
Hapësira ishte shumë transparente dhe e zhytur në diell gjatë gjithë ditës, kështu që ishim të vetëdijshëm për krijimin e teksturave dhe relievit në shumë prej sipërfaqeve duke përzier materiale të ndritshme ose me shkëlqim me ato të buta dhe matte (pa shkëlqim), për të shtuar cilësinë kinetike të dritës dhe për të siguruar rehati në të njëjtën kohë.
Loft Architects e projektuan Serafina Café & Restaurant të ishte po aq i ngrohtë, mikpritës dhe gazmor (madje edhe i shijshëm) si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditë. Madje, dizajnuan mobilje dhe orendi që të dukeshin akoma më mirë edhe pas përdorimit të shpeshtë.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania