Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Dara Architecture
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
333 m2
-
Photography
Genta Karanxha
-
Ekipi
Ilda Karanxha, Genta Karanxha, Bledi Buci, Juxhin Nase
Përshkrimi
QËLLIMI
Krijimi i një dizajni komod dhe gjithashtu të ngrohtë për lokalin, me një formulë ku elementi kryesor eshte bari me nje gastronomie kazuale
SFIDAT
Koha ishte sfida kryesore; lokali ishte ende në funksion kur studioja jonë u ftua për të hartuar projektin dhe pronarët kishin nevojë për idetë më të mira, të zbatuara në kohën më të shkurtër të mundshme. Sfidat arkitekturore ishin tre kolonat konstruktive, te pjerrëta, në mes të hapsires.
KONCEPTI
“LOJA ME FORMAT E KUNDËRTA”. Koncepti kryesor ishte bashkimi harmonik i vëllimeve dhe i formave të mprehta, me ato të rrumbullakosura, pa krijuar një konflikt!
Qëllimi ynë ishte të krijonim diçka të guximshme, por megjithatë elegante; një konflikt në mënyrën më pozitive!
ZGJIDHJE
Ne vendosëm t'u japim kolonave një figurë pothuajse monumentale, në mënyrë që ato të mund të bëhen një nga pikat kryesore të brendshme - gjë që e bënë! Forma trekëndore që ndjekin njëra-tjetrën, pothuajse si ne ngjitje, duke "përqafuar" çdo kolonë nga poshtë lart, krijuan një lloj skulpture futuriste!
Ne kemi përdorur një kombinim të materialeve; dru, beton, metal, qelq, pllaka të formave dhe stampave të ndryshme, gips, pëlhura, llaç etj. Të gjitha të dedikuara për të përmirësuar lojën e formave, pothuajse si një armaturë mbi to!
U treguam shumë të kujdesshëm në përmbushjen e detyrës kryesore që ishte funksionaliteti i hapësirës. Dritaret e mëdha panoramike me pamje nga rruga mund të hapen dhe menjëherë parku i jashtëm i lokalit bashkohet me atë të brendshëm, duke e zmadhuar pothuajse dyfishin e kapacitetit dhe gjithashtu duke e bërë hapësirën të duket e dyfishtë.
Dyshemeja ka të njëjtën përbërje dhe materiale, si brenda dhe jashtë. Qëllimi ishte bashkimi vizual i dy zonave. Pranë zonës së ashensorit ka edhe një oxhak, i cili nëse është funksional, i shton më shumë komoditet eksperiencës, veçanërisht në dimër. Studio ka dizenjuar pothuajse çdo gjë, duke përfshirë karriget, jastëkët, tavolinat. etj.
Një nga elementët më të rëndësishëm është drita! Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në krijimin e gjendjeve dhe skenarëve të ndryshëm, kështu që efekti i së tërës mund të përthithet plotësisht nga mendja!
Ju ftojmë të pini një kafe këtu! :)
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania