Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Për një vit plot dritë, për një realitet magjik!

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Për një vit plot dritë, për një realitet magjik!

    nga StudioLuce by Abiesse

    abiesse studioluce

     

    Drita mbart një kuptim kaq të thellë, të plotë, ka shtjelluar mendimet e filozofëve, artistëve, poetëve, arkitektëve, shkencëtarëve, inxhinierëve e të shumë e shumë profesionistëve të tjerë.

    Në saj të driës njeriu arrin të përjetojë reaitetin dhe të interpretojë bukurinë e këtij realiteti, me sytë e tij, duke na dhënë lirinë të jetojmë duke vlerësuar madhështinë e këtij realiteti, pa e kufizuar jetesën te lufta për mbijetesë. Drita bën elemente të realitetit të perditshëm të duken tërësisht magjik. Me pak fjalë, ndryshon gjithcka!

    Në këtë reflektim në fillimin e vitit, do të donim të ndaleshim më tepër te kuptimi që drita i jep realitetit tonë me prezencën e saj, se sa me forcën që merr ky kuptim nëpërmjet mungesës.

    Shumë artistë e dizenjues kanë zhvilluar filozofinë e tyre mbi dritën, por sot do të ndalemi te filozofia e Studio Formafantasma, për të cilët drita padyshim është e rëndësishme në disa aspekte.

    Është drita funksionale, e cila i referohet aparatit të ndriçimit i nevojshëm për të përdorur një hapësirë, por edhe drita emocionale, ngjyrimi që i jep botës që ndriçon. Kështu drita e ftohtë përdoret me tepër në ambiente pune, e jo në banesa.

    abiesse studioluce

    Për Studio Formafantasma, drita ka aftësinë të shërbejë si filtër për cilësinë e jetesës së njerëzve, dhe kjo është edhe arsyeja që Formafantasma është përkushtuar në dizenjimin e ndriçuesve si WireRing, ku mbizotëron forca e butë e dizenjos, një ndriçues me shumë impakt, i cili nuk shfaqet i tillë fizikisht.

    Studio Formafantasma, krijoi një dritë unike që luhatet midis një ndriçuesi mural dhe një ndriçuesi dyshemeje. Wirering ka një dizajn minimalist, pa asnjë ornament, me një unazë drite që mbahet fort pas murit nga një kabllo elektrike e posaçme prej gome. Pasi montohet, ndriçuesi shndërrohet në burim drite ndërsa merr trajten e një skulpture arkitekturore.

    Dhe është Flos, kompania që ka bërë të mundur të sjellë te ne një ndriçues të përsosur që mishëron të gjjithë filozofinë e ndriçimit të hapësirave të Formafantasma, nën petkun e forcës së heshtur të dizajnit.

    Studio Luce by Abiesse, sjell në një light gallery prej 700 m2, filozofinë mbi dritën të trajtuar nga dizenjuesit me famë botërore, në ndriçues që janë vepra të mirfillta arti.

    Ndriçuesit Wire Ring, dhe Wireline të dizenjuar nga Studio Formafantasma i gjeni vetëm te Studio Luce by Abiesse.

    abiesse studioluce

     

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link