Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Sipërfaqja
300 m2
-
Kate
2
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Kjo vilë individuale ndodhet në një terren kodrinor të karakterizuar nga prania e një ullishteje. Ky vend është shumë i veçantë për pronaren e cila është e lidhur me peisazhin dhe donte një vilë e cila e theksonte pamjen nga pemët e ullirit, për vete dhe për djalin e saj. Për këtë arsye kjo vilë orientimin kryesor e ka nga pemët e ullirit që përkon edhe me orientimin Jug – Perëndim. Për të zgjidhur problemin e terrenit të pjerrët janë përdorur një seri platformash dhe shkallësh, të cilat mund të përdoren si ambjente qëndrimi të jashtme.
Për t’iu përshtatur kërkesave të pronares, vila është menduar si dy hapësira banimi të ndara. Kati përdhe është për pronaren dhe kati i parë për djalin e saj. Të dy katet kanë dhoma dite, ambjente gatimi dhe dhoma gjumi. Lëvizja vertikale krijohet me shkallë ne anën Veri- Lindore të ndërtesës, pak më të veçuara se pjesa tjetër duke krijuar një intimitet për përdoruesit. Gjithashtu kemi edhe një shkallë të jashtme spirale e cila lidh direkt me tarracën e godinës, duke krijuar një hapësirë më të madhe të jashtme.
Vendndodhja
Tirana, Albania