Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Erion Gorenca
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
210 m2 + 40 m2 Verandë
-
Photography
Ergys Zhabjaku
Përshkrimi
Interieri është i konceptuar si ndërthurje e dizajnit të viteve 70 dhe dekonstruktivizmit të viteve 80 në zgjidhjen e planimetrive, duke krijuar shumë lëvizje dhe një lojë me volumetrinë e objektit, pasuruar kjo me elemente inovativ. Mbizotërues është rikthimi i ngjyrave të tokës në variatin organik pavarësisht materialit të përdorur në parete, dysheme e tavane që të japin idenë e të thjeshtës, e cila thyhet me prezencën e teksturës së arrës tek parketi dhe mobiljet që përforcon karakterin imponues dhe shik. Thekset jepen nga llojet e ndryshme të ndriçimit që nga ai indirekt, spot, sospension e deri te ai qendror ku vend të rëndësishëm luan mënyra e dimerimit. Mobiljet janë dizenjuar posaçërisht për krijuar një ambjent sa më të personalizuar dhe unik. Vëmendje e veçantë i ështe kushtuar trajtimit të elementeve dekorues, që nga relievet e krijuara në hyrjen e objektit, përgjate shkallës, dhe në dhomat e gjumit, deri tek lloji i bimëve dhe vazot dekorative të dimensioneve të ndryshme, duke krijuar një simbiozë të natyrshme në tërësi.
Ambjentet e gatimit, ngrënies dhe ndenjes ndodhen në të njëjtën hapësirë. Ndenja është konceptuar si ambjent bifacial me dy orientime kryesore në të dy krahët si nga zona e multimedias ashtu dhe nga zona e oxhakut duke krijuar një hapësirë komforte me dy ambiente në mënyre virtuale. Për ti dhënë fokusin dhe dominancën e ambjentit të ndenjes, tavani mbi pjesen e gatimit dhe ngrënies është konceptuar të krijojë tension me lojën e thyerjeve dhe ndriçimit difuz, e përforcuar kjo me shkallëzimin e dyshemesë e cila sjell më pranë dhe më rrjedhshëm mënyrën e kalimit në dy ambjentet para tij.
Kalimi nga zona e dites ne zonen e nates eshte konceptur te jete sa me i bute e i qete pavaresisht nga shkallet. Shkalla e trajtuar me microcemento te jep ndjesine e te ecurit ne balten kurative ne nje “SPA” te shoqeruar me nje ndricim anesor indirekt. Ndricimi natyral i shkalles vjen nepermjet murit te xhamit, i cili pason driten nga dritarja e dhomes matrimoniale. Dyshemeja e zones se nates eshte konceptuar me parket druri duke perforcuar idene e nje prekje te ngrohte, te bute dhe relaksuese. Ndricimi eshte menduar te jete i zbehte, i ngrohte dhe shlodhes. Tekstilet e perdeve ne lino, mbulesat dhe bladet ne kashmir, bimesia ekzotike e “Mostera deliciosa” dhe “Calla lily”, relievet e perdorura si dhe ngyra e mureve dhe tavaneve jane elemente te tjere ndihmes qe plotesojne atmosferen.
Garderoba është koceptuar të jetë e hapur si pjesë integrale e dhomës matrimoniale, e vendosur pas një muri të trajtuar si paret ndarës i veshur me parket arre për të bërë lidhje homogjene me dyshemenë. Ky paret shfrytëzohet për pjesën e multimedias dhe make-up.
Tualeti i dhomes matrimonale ndodhet në qendër të objektit dhe për rrjedhojë nuk ka ndriçim natyral. Kjo problematikë është zgjidhur duke përdorur ndriçimin natyral që vjen nga dritarja e garderobës dhe hyn në çarjen e krijuar me xham në murin midis tyre duke mundësuar futjen e dritës natyrale në tualet si në rastin e shkallës. Dyshemeja e tualetit është veshur me pllakë guri natyrale ndërkohë muret dhe tavani kanë të njëtin trajtim si e gjithë pjesa tjetër me microcemento. Zona e dushit është trajtuar me shumë vëmendje duke përdorur risinë me kromoterapi, e cila përmbush nevojat e klientit në pamundësi të vendosjes të një vaskë “free-standing” në ambientin e dhomës matrimoniale.
Veranda është konceptuar si ambjent me disa funksione ngrënie, ndenjeje dhe relaksi, të cilat janë përforcuar me ulje ngritje të dyshemese, integrimin e një pjese multimediale të mbuluar nga një pergolatë bioklimatike si dhe bimësi të shumëllojshme në funksion të komfortit dhe privatësisë.
Smart-home zë nje vend te rendesishem jo vetem persa i perket ndricimit por duke u bere pjese integrale e nje komoditetit gati te tepruar qe fillon nga sistemi audio, kalimet dite-nate te perdeve e grilave, sistemi i ngrohje-ftohjes, sistemi i purifikimit te ujit, sistemi i vaditjes, sistemi i paneleve fotovoltaike si dhe facilitete te tjera te komoditetit te perditshem.
Ambjente të tjera fuksionale siç janë lavanteria, magazina ushqimore, depo dhe garazhi janë integruar dhe dizenjuar në objekt duke siguruar komoditet dhe prakticitet në përditshmëri.
Vendndodhja
Tirana, Albania