Të dhëna mbi projektin
-
Studio
MED Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design, Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
600 m2
-
Photography
Sara Bregu
Përshkrimi
Ky projekt është një ndër të preferuarit për studion. Hapësira të mëdha, ndriçim natural dhe një ambient rrethues mbreslënës.
Vila T.S është 600 m2 në total dhe me vendodhje në një nga zonat më të mira të Tiranës. Lehtësisht e aksesueshme nga qyteti vetëm 7 km nga qendra e tij, që do të thotë 15 min me makinë. Pamja nga mali i Dajtit, ajri i pastër dhe oborri rreth 300 m2 e bëjnë shumë të këndshëm qëndrimin dhe njëkohësisht si element ndikues në projektimin e hapësirave të brendshme!
Kjo është analiza fillestare që studio ka bërë për të gjetur një koncept që i përshtatet vendodhjes dhe në komunikim me klientin për ta zhvilluar atë.
Hapësirat e mëdha janë ruajtur duke përdorur sa më pak objekte në të, vetëm ato funksionale. Drita natyrale përbën një element të rëndësishëm në përjetimin e tyre. Gjelbërimi natyral i përdorur në interier krijon një harmoni midis së jashtmes dhe të brendshmes. Ndenja, ngrënia dhe gatimi janë të gjitha të organizuara në një hapësirë të vetme, pa ndarje fizike mes tyre.
Për tu theksuar është përdorja e objekteve të punuara në mënyrë artizanale në Shqipëri. Në fund do të gjeni informacionin e duhur për to. Këto produkte transmetojnë jetë, ngrohtësi, pasuri, karakteristika të cilat i ofron puna me dorë e materialeve të natyrës.
Në ndenje elementi më pikant është karrigia e relaksit me shtrim lëkurë kali origjinale duke u pasuar me tavolinën e ngrënies e cila është punuar me dorë, dru arre natyral. Karriget e ngrënies janë të punuara gjithashtu me dorë. Hekur dhe lëkurë e përpunuar.
Kuzhina është një organizim jo standart. Duke rrespektuar dritën natyrale dhe bazat e funksionimit të kuzhinës kemi arritur një kompozim të tillë me një ishull për gatim dhe përgatitje. Aty mund të ofrohet dhe diçka e shpejtë. Kjo hapësirë komunikon me pjesën tjetër të shtëpisë dhe me tavolinën e ngrënies. Lavamani me dritare përballë në mënyre që të ketë pamje, por edhe të shërbejë si dritë natyrale për vazot e erëzave. Blloku tjetër i paisjeve si frigorifer, furrë, mikrovalë nga ana tjetër. Të gjitha këto në rifiniture imitim druri për ti qëndruar natyrës sa më afër.
Ndriçimi artificial është një element i rëndësishëm gjithashtu. I ndarë në disa lloje. Ndriçim pune, ndriçim i ulët dhe ndriçim atmosfere!
Zona e natës ku përfshin dhomat e gjumit, korridore dhe tualete janë mbajtur kryesisht me ngjyra dhe materiale neutral përveç dhomës kryesore, asaj matrimoniale ku dominon ngjyra gri e errët dhe mobilje me rifiniturë druri.
Ka një qëndrim të njëjtë me zonën e ditës. Komunikimi midis hapësirave të zonës së gjumit është ruajtur. Garderoba e hapur dhe vaska me ndarje xhami.
Tualetet janë me material pllake gress me imitim guri natyral në rifiniturë. Hapësirat e mëdha, transparenca dhe ndërveprimi i funksioneve natyrshëm me njëri tjetrin e bën këtë vilë të veçantë dhe shumë të dashur si projekt për studion.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania