Vila MV është një objekt me 3 kate dhe një nëntokë.
Projektimi është bazuar mbi kërkesën e klientit për hapësira të qeta, të pastra në projektim ku funkioni i objeketeve të shkojë bashkë dhe me teknologjitë e reja.
Kryesore në këte projekt janë materialet. Afër natyrës duke kontrastuar me elemente të veçantë si mure apo dekor. Drita natyrale dhe lidhja mjaft e mirë me oborrin e cila është ruajtur në balancë me anën funksionale ka qenë qendra e vëmendjes.
Kati përdhe ku janë pozicionuar shërbimet kryesore të ditës janë në një ndërveprim të hapur me njëra tjetrën. Kanë dalje në oborr. Me pishinen dalje direkte nga salloni dhe me ngrënien e jashtme nga kuzhina.
Salloni është menduar të jetë i ndarë në dy zona. Zona e televizorit dhe zona e oxhakut.
Për një përdorim shumë të lehtë të dyja zonave është perdorur një divan që mund të përshtatet për mbështetje në të dyja anët.
Kuzhina është organizuar me nje platformë horizontale në mur dhe ishull ku të përgatiten ushqimet. Në këtë mënyrë përdoruesi ka pamje dhe nga pishina dhe është në kontakt me të gjithë familjen.
Ngrënia është organizuar afër kuzhinës dhe me dalje në oborr.
Dhomat e gjumit janë të menduara fillimisht shumë funksioanle dhe minimaliste në volume. Ndryshimi është në trajtim të ngjyrave dhe materialeve në bazë të kërkesave të banorëve të shtëpisë!
Ndriçimi artificial gjithashtu zë një vend të rëndësishëm në projektim duke shkuar paralel me atë natyral.