Përshkrimi
Një trajnim mbi bazat e ndriçimit profesional për studentët e vitit të 4 dhe të 5-të të arkitekturës.
Në ditët e sotme elementi dritë nuk përfaqëson më një aspekt teknik dhe vetëm një shtojcë të projektit arkitektonik, por është një pjesë themelore dhe integrale e tij e aftë për të sjellë një vlerë të lartë të shtuar.
Për këtë arsye të projektosh dritën është kthyer në një domosdoshmëri reale dhe e prekshme për çdo arkitekt apo interior apo outdoor designer.
Lind në këtë formë nevoja që të përgjigjemi në mënyrë profesionale dhe konkurruese, përmes njohjes jo vetëm të nocioneve të teknologjisë së ndriçimit, por edhe më gjerë duke përfshirë edhe aspektet të tilla ato kulturore, psikologjike dhe perceptuese.
Ndriçimi sot nuk konsiderohet vetëm një çështje teknike apo domosdoshmëri, sot nga të gjithë profesionistet konsiderohet një mundësi e shkëlqyeshme për të shprehur krijimtarinë e tyre, për të shtuar vlerë në punën e tyre.
Jo vetëm kaq por ai është kthyer për klientin, në një mjet realisht i vlefshëm mbështetës për arritjen e objektivave në biznes.
Trajnimi në fjalë ka si synim të bejë një hyrje në njohuritë e disa elementeve themelore të dritës dhe ndricimit për të gjithë ata qe dëshirojnë të marrin njohuritë për një përdorim më korrekt dhe efektiv të dritës brenda projekteve përmes një rruge të strukturuar dhe të kualifikuar.
Trajnimi është strukturuar në tre pjesë :
01 Njohuritë themelore: për të dhënë informacionin bazë për më shumë përdorim të vetëdijshëm dhe efektiv për dritën. Drita, madhësitë fotometrike, drita elektronike.
02. Projekti i ndriçimit: Si zhvillohet dhe kush janë momentet kyçe. Arkitektura dhe drita. Shembuj projektesh të realizuara. Lindja dhe zhvillimi i tyre. Lidhja mes projektit arkitektonik dhe atij të ndriçimit.
02. Laboratori i dritës : Do të preken konkretisht elementët esencialë për realizimin e ndriçimit. Informacione mbi karakteristikat thelbësore të ndriçuesave, konkretizimi i njohurive të marra nëpërmjet provave në laborator. Njohja me produktet dhe aplikimin e tyre.
Kursi zhvillohet në tre dite, të hënë, të mërkurë të enjte ora 17:30- 19:00
Pranë ambjenteve të Pikark dhe Abiesse ( rreth-rrotullimi i zogut të zi, qendra Katar, mbi dyqanin e ndriçimit A BI ESSE
Çmimi për trajnimin është 9000 lekë, por vjen i subvencionuar nga A BI ESSE dhe për të gjithë të regjistruarit vlera totale e kursit do të jetë 1500 lekë.
Janë vetëm 12 vende dhe rezervimi bëhet në momentin e pagesës të kursit paraprakisht! ( Pranë Pikark )
Në fund të trajnimit secili nga pjesëmarrësit do të marrë një çertifikatë për përfundimin me sukses të programit!
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania