Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Arkitekt n'udhë
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Alba Bicurri
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Project Idea
-
Kate
P+5+NK
Përshkrimi
Si mund ta projektojmë një kompleks rezidencial në atë mënyrë që të ketë identitet, estetikë dhe qëndrueshmëri? Propozimi jonë për parcelën në Gjakovë, vjen nga vetë emri që i ka mbet Gjakovës: Gjakova e Kuqe.
Gjakova është një ndër qytetet me dëmet materiale më të mëdha gjatë luftës prandaj edhe nuk ka shumë komplekse rezidenciale. Nevoja për të ndërtuar banesa ka rezultuar në disa objekte pa hapësira të përbashkëta ose publike për komunitetin. Zgjidhja jonë për këtë parcelë vjen nga shfrytëzueshmëria maksimale e parcelës duke i orientuar dy volumet më të mëdha Lindje-Perëndim në mënyrë që të krijohet një hapësirë e përbashkët në mes të 4 volumeve. Hapësira e përbashkët ka 3 zona për mosha të ndryshme: fëmijët, studentët dhe të moshuarit. Një vijë e kuqe e cila përfaqëson komunikimin vertikal dhe horizontal përçon mes kompleksit dhe krijon një hierarki të hapësirave.
Janë krijuar disa hapësira në fasadë që mundësojnë qarkullimin e kamionit të zjarrëfikësve dhe emergjencës meqënëse nuk ka rrugë të planifikuara rreth parcelës. Hapësirat po ashtu krijojnë një fasadë dinamike dhe asimetrike.
Meqe e vetmja gjë që na mungon kur jetojmë në një banesë është oborri, kulme dhe tarraca të gjelbërta i janë shtuar kompleksit. Kulmet e 2 ndërtesave më të ulta do të përdoren si oborre të përbashkëta ku banorët mund të mbjellin dhe kultivojnë pemë dhe perime.
Vendndodhja
Gjakova, Kosovo