Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Sports
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Ekipi
Professional Consultant: Arber Shita (Arch)
Structural Consultant: Zijadin Guri (Civil Ing.)
Local Consultant: Arbra Avdiu (Msc. Arch)
Përshkrimi
The Flying Line është një zgjidhje arkitekturore që integron parcelat në një mënyrë natyrale për të çuar në vendndodhjen e përcaktuar në Long Beach.
Struktura e hijes së stadiumit, si një element qendror i projektimit, u frymëzua nga aktivitetet e shpeshta të paragliding të pranishme në Long Beach. Ky aktivitet ishte stimul për projektimin e strukturës së hijëzuesit së stadiumit, e cila gjithashtu shpërndahet brenda zonës për të siguruar hije, si dhe një lidhje në të gjithë parcelat.
Projekti synon të krijojë një lidhje midis plazhit dhe parcelave të dhëna duke i dhënë jetë të re vendodhjes përmes futjes së aktiviteteve të reja sportive dhe rekreative në lokacionin që lidhet me ndërtesën e stadiumit të ri të Ulqinit. Një ndërhyrje si e tillë është krijuar për të sjellë një energji dhe pozitivitet të ri në vend dhe për të rritur gjallërinë për të cilën zona është veçanërisht e njohur gjatë stinës së verës. Dizajni i stadiumit, edhe pse fillimisht si objektiv primar, shkrihet brenda kompleksit sportiv që nderon potencialin e Ulqinit për t'u rritur dhe zhvilluar më tej si një qytet për turizmin sportiv për shkak të klimës së ngrohtë gjatë gjithë vitit dhe plazheve me rërë. Shtimi i një stadiumi të ri futbolli ku mund të zhvillohen ndeshje futbolli për ekipet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe hapësira për t'i shërbyer ekipeve të futbollit vizitues dhe ftesa për një lëvizje të re brenda zonës qëndron në bazën e konceptit 'The Flying Line'.
Propozimi për stadiumin e ri të qytetit ndodhet në plazhin e gjatë të Ulqinit dhe përmban një kompleks sportiv që shtrihet brenda dy parcelave. Propozimi përfshin një zgjidhje konceptuale funksionale dhe të njohur arkitektoniko-urbane, bazuar në parametrat dhe rekomandimet që janë të specifikuara në detyrën e konkursit. Propozimi i projektimit propozohet si bazë për përgatitjen e dokumentacionit teknik në fazat e ardhshme të Projektit.
Ndërtesa e Stadiumit ka kapacitet për të gjitha hapësirat e nevojshme funksionale për përdoruesit e caktuar: spektatorët, lojtarët, të ftuarit VIP, gazetarët dhe reporterët e medias, vizitorët dhe stafin drejtues.
Vëllimi i stadiumit lehtësohet nga struktura tërheqëse e hijëzuesve dhe krijon një lidhje të menjëhershme me kontekstin.
Novelty ...
Çmimi: Vendi i dytë
UEFA – Category 2
Vendndodhja
Ulcinj, Montenegro