Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Dexter Moren
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
Përshkrimi
Modeli i hotelit që përfshin apartamente në vend të dhomave të thjeshta, po fiton popoullaritet. Kështu të quajtura apart-hotele ( "apart" nga fjala "apartament") është një trend i ri qe i ofron vizitorëve një opsion të ri akomodimi, me përfitime të ndryshme në krahasim me një hotel konvencional.
Në Aldgate, një ndër zonat më të diksutuara të Londrës pjesa lindore e Qytetit, Grupi i Hotelit Staycity shtoi një ndërtesë të re akomoduese në rang të gjerë. Kjo është Wilde Aldgate Tower Bridge, një zgjidhje e re akomodimi e cila ndjek logjikën e apartamentit në infrastrukturën e hotelit . "Aparthotel" i ri i dizenjuar nga Shoqata Dexter Moren - që i përket serive të Wilde dhe është e frymëzuar nga Oscar Wilde, premton një eksperiencë që do të ofrojë luks, rehati dhe mbi të gjitha ngrohtësinë e një shtëpie.
Mes 156 apartamenteve dhe studiove të Wilde Aldgate Tower Bridge, vizitori mund të gjejë hapësirën që i përshtatet më së miri. Apartamente të dizenjuara tërësisht me mobilje premium, kuzhina moderne dhe pajisje shtëpiake nga markat e njohura, mbajnë një atmosferë të veçantë intimiteti, ndërsa recepsioni 24-orësh dhe shërbimet e hotelit plotësojnë në mënyrë të përsosur një përvojë akomodimi të përsosur dhe hibride. Apartamentet moderne janë të pajisura me sistemin e jashtëzakonshëm me hapje të ALUMIL, SUPREME S77, duke kontribuar në qasjen e përgjithshme të projektimit dhe në të njëjtën kohë duke ofruar efikasitet të lartë për sa i përket izolimit termik, reduktimit të zërit dhe izolimit të ajrit/ujit.
Wilde Aldgate Tower Bridge e Staycity Aparthotels është një hotel bashkëkohor apartamentesh në një nga zonat më premtuese të Londrës. Sistemet e ALUMIL mbështesin vazhdimisht projekte kërkuese, duke përmbushur gjithmonë të gjitha kërkesat, duke kombinuar performancën e lartë dhe estetikën e pashembullt.
Vendndodhja
London, Greater London, England, United Kingdom