Të dhëna mbi projektin
-
Studio
URAStudio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Photography
Ibrahim Ozbunar
Përshkrimi
Dizajni i kësaj shtëpie unike në qytetin e Ula-s, Turqi ishte frymëzimi për emërtimin e projektit - Shtëpia U. Shkronja U e përmbysur paraqitet në çdo linjë të thjeshtë dizajni të shtëpisë. Në këtë mënyrë, zyra arkitektonike URAStudio menaxhoi minimizimin e kësaj përmbysjeje të hapësirave natyrale. E rrethuar nga pemë të vogla ulliri, kaktuse dhe lis të vjetër, shtëpia U duket sikur ka qenë gjithnjë atje, e harmonizuar me ambientin falë gurëve natyralë dhe ngjyrës gri neutrale të cementos së përdorur.
Hapësira më e madhe përmban zonën kryesore të jetesës, kuzhinën dhe një hapësirë pune. Hapësira më e vogël përbëhet nga dy dhoma gjumi identike secila me banjën e saj. Hapësira qendrore lidhëse është e hapur si për pjesën e përparme ashtu edhe për pjesën e pasme të shtëpisë, duke përfituar plotësisht nga dy oborret, njëra prej të cilave zbulon pesë shkallë guri që të çojnë deri në pishinën private.
Përmasat e shtëpisë krijojnë një marrëdhënie të qetë dhe të ndjeshme me qiramarrësit. Vetëm tre materiale janë përdorur për kompozimin e shtëpisë : betoni, guri dhe lisi. Të shpërndara në çdo pjesë të ndërtesës janë paraqitur hapje të vogla ose të mëdha, të ngushta apo edhe më të gjera, të pajisuara me sisteme të përparuara alumini duke kontribuar në estetikën e përgjithshme. Përveç kësaj, ata arrijnë një integrim unik, duke lejuar lehtësinë e hyrjes në mjedisin e jashtëm.
Së fundmi, ambienti i brendshëm adopton paletën e ngjyrave natyrale, me mobilje dhe dekorime në ngjyrat e tokës, me kompozime të vogla tematike brenda në shtëpi të cilat kanë avantazhe estetike dhe funksionale në çdo hapësirë.
Vendndodhja
Ula, Muğla, Turkey