Të dhëna mbi projektin
-
Studio
StudioArch4
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Photography
Besart Cani & Erazmia Gjikopulli
Përshkrimi
‘Qazim Turdiu’ është një shkollë 9-vjeçare, ku do të mësojnë rreth 900 nxënës. Shkolla ofron hapësira të veçanta publike dhe komunitare. Marrëdhënia midis hapësirave të brendshme dhe të jashtme është unike falë vendosjes së korridoreve përkrah ballkoneve dhe oborreve të shkollës.
Objekti përbëhet nga 3 vëllime të veçanta: klasat; palestra; biblioteka & auditori, duke siguruar hyrje të pavarur nga rruga kryesore në hapësirat komunitare pas orarit të zakonshëm shkollor.
Volumi kryesor është i ndarë në 2 objekte më të vogla 4-katëshe të pozicionuara pranë perimetrit të zonës, ku gjenden klasat. Ato janë të lidhura me një volum 3-katësh që përmban hapësira të tilla si laboratorët. Në volumin qëndror gjenden edhe zyrat administrative, duke lehtësuar mbikëqyrjen e studentëve. Në katin përdhe, volumi është i përshkrueshëm falë një kolonade që lidh 2 hyrjet e shkollës.
Objektet e veçanta janë të lidhura me ballkone që shërbejnë si hapësira publike. Përveç tyre, edhe oborri i përparmë si dhe taraca e katit të tretë shërbejnë për grupim dhe rekreacion. Oborri i pasëm i është dedikuar funksioneve më specifike (kënd lojërash për parashkollorët dhe aktivitete sportive).
Vendndodhja
Tirana, Albania