Të dhëna mbi projektin
-
Studio
commonsense.studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Non Started
-
Kate
3
Përshkrimi
E vendosur në majën e një kodre në fshatin e vogël Ishëm, Durrës, shkolla 'Rexhep Mezini' përmban një nga programet më komplekse si shkollë publike, pasi ofron arsim për një gamë të gjerë nxënësish, nga 5 deri 18 vjeç. Për këtë arsye, krijimi i një ndjesie të një entiteti të tërë, i cili në të njëjtën kohë është i përbërë nga pjesë të pavarura, u bë baza e qasjes konceptuale për projektimin e këtij objekti arsimor të vogël por kompleks.
Programi i shkollës shpërndahet në një mënyrë të ekuilibruar, pa ndikuar në tërësinë e gjelbërimit natyror që rrethon zonën, duke krijuar hapësira të bollshme për grupmoshat e veçanta që ndajnë një oborr të përbashkët të pozicionuar në zemër të objektit. Një shumëllojshmëri zonash në natyrë me shkallë të ndryshme privatësie rrethojnë vëllimet e ndërtesës, si një mburojë midis natyrës përreth dhe ndërtesës.
Programi është organizuar për të lejuar aktivitete të pavarura, duke shërbyer në të njëjtën kohë si qendër komunitare për qëllime jashtëshkollore. Volumi i parë i ndërtesës ku ndodhet hyrja kryesore përmban një bibliotekë të pozicionuar në katin përdhe dhe një dhomë aktivitetesh në katin e dytë, që do të përdoret si nga nxënësit ashtu edhe nga komuniteti i fshatit.
Shkolla ka kapacitet mbajtës deri në 50 fëmijë në ciklin parashkollor dhe 288 nxënës në ciklin fillor dhe të mesëm, me gjithsej 338 pjesëmarrës. Dy vëllimet e ndërtesave që përfshijnë klasat vendosen në parcelë në bazë të kërkesave për orientim optimal dhe secila është e pajisur me një hyrje të dedikuar në shërbim të grupmoshave të ndryshme. Hapësirat e brendshme të qarkullimit janë të pozicionuara rreth oborrit qendror në formën e korridoreve të mëdha që lidhin gjithashtu hapësirat e brendshme me ato të jashtme duke i siguruar këto zona me dritë natyrale.
Këto korridore perimetrale i shërbejnë vetëm një rreshti klasash - një vendim i marrë gjatë projektimit që ka çuar në një rritje të sasisë së hapësirës së dedikuar për qarkullimin, por përmirëson ndërveprimin shoqëror dhe është ftues ndaj aktivitete spontane gjatë pushimit.
Në një truall prej 3900 m2, sipërfaqja e objektit është 1610 m2, me sipërfaqe totale ndërtimi 4477 m2. Investimi i shkollës realizohet në kuadër të Programit të Rindërtimit të Qeverisë Shqiptare, financuar nga Banka e Investimeve KfW në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) si agjenci zbatuese e projektit.
Vendndodhja
Ishem, Durrës, Durrës, Albania