Të dhëna mbi projektin
-
Studio
BGStudio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
BGStudio
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
140 m2
-
Kate
1
-
Photography
Agon Nimani
Përshkrimi
Bukuria është një formë pëlqimi dhe harmonizimi i pjesëve të një trupi, në lidhje me numrin e përcaktuar, vijën e jashtme dhe pozicionin, siç diktohet nga Concinnitas, rregulli i pakundërshtueshëm dhe thelbësor i natyrës (De ra aed., F.303 ).
Restorant “DetiJON”, vjen nga një përvojë e gjatë e bizneseve familjare zinxhir në vend. Vetë marka është shndërruar në një ikonë të kuzhinës, e njohur për ushqimin e saj cilësor me produkte të freskëta të detit. Restoranti është i vendosur në një rrugë të mbushur me njerëz afër qendrës së qytetit të Tiranës dhe ka për qëllim posaçërisht një audiencë të kujdesshme ndaj zakoneve të shëndetshme të ushqimit. Restoranti shërben ushqime të freskëta deti që vijnë direkt nga Vlora, një qytet jugor shqiptar, i njohur për ujërat e tij të kristalta joniane dhe produktet e shijshme të detit. Vlora është vija ndarëse midis Detit Adriatik dhe Detit Jon, ka një pamje të mrekullueshme dhe është një nga qytetet më të bukur turistik të bregdetit me plazhe shkëmborë.
Kjo pamje panoramike është frymëzimi dhe elementi kryesor i konceptit, i cili synonte të risillte një atmosferë që të kujton plazhet e bukura të jugut të Shqipërisë, një hapësirë që bashkëvepron me elementët kryesorë të natyrës si uji, shkëmbinjtë, pemët dhe bimët që sigurojnë komfort dhe një shije të kulturës gastronomike mesdhetare.
Materialet e ndërtimit dhe ngjyrat u zgjodhën për të ngjasuar me këta element natyrorë që ringjallin ndjenjën e të qënit pranë një plazhi në jug të Shqipërisë. Në bazë të ruajtjes së strukturës origjinale të elementeve natyrore, detajet bëhen më tërheqëse përmes përshtatjeve të caktuara dhe më pas paraqiten në një mënyrë estetike moderne.
Muri shkëmbor i mbuluar me xham si një ekran dhe i ndërthurur me një shirit të dritës LED, është një element i fortë identifikues i brigjeve të Vlorës, kombinuar me pllaka prej guri natyror që krijojnë një ndjenjë familjariteti.
Ngjyra e thellë blu (pantone2020) mbizotëron në të gjithë muret dhe tavanin e restorantit, me tone të saj në elemente dekorative të frymëzuara nga vetë natyra, e kombinuar me panele druri të ndërthurura me njëra-tjetrën, duke e bërë atmosferën të ngrohtë, të qetë dhe të thellë.
Nga ana tjetër, si një element unifikues i projektit është banaku skulpturor prej çeliku në mes të restorantit. Me modelin e tij në formë uji, banaku prej çeliku ndërvepron me dritat dhe njerëzit që kalojnë si një det lundrues.
Një prekje tjetër e rafinuar janë ndriçuesit e punuar me dorë, karriget, tavolinat dhe orenditë e tjera që kanë sjellë edhe një herë frymën e Vlorës dhe janë punime artizanale të mrekullueshme. Duke qenë një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe rajon, prodhimet artizanale kanë qenë një pjesë e rëndësishme e kulturës së këtij qyteti dhe janë përfshirë në mënyrë perfekte dhe me delikatesë në dizajn.
Zgjedhja e materialeve nuk është e rastësishme. Të gjitha materialet e përdorura në dizajn u zgjodhën në bazë të modelit biofilik dhe logjikës arkitektonike. Përtej estetikës, përfshirja e natyrës në dizajn siguron një përmirësim në komfort dhe mirëqenie, rrit lumturinë dhe nivelin e energjisë.
Vendndodhja
Tirana, Albania