Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Vizion Project
-
Arkitekti
Shkelqim Osmani & Ervin Taci
-
Tipologjia
Cultural
-
Statusi
Concept Idea
Përshkrimi
Prishtina Arena Sport Hall projekti fitues i çmimit të dytë në konkursin ndërkombëtar i konceptuar nga konsorciumi MA Studio & Partners & Vizion Project i drejtuar nga Urb.Ark Ervin Taçi. Pallati i ri i Sporteve i propozuar për Prishtinën është parashikuar nga Komuna për të qenë pjesë e të njëjtit kompleks me Terminalin Ndërkombëtar të Autobuzëve dhe parkimin “park & ride” të qytetit. Terminali i autobuzëve nuk do të jetë vetëm një objekt i domosdoshëm për qytetin. Njerëzit do të shijojnë kohën e tyre të pritjes për nisjet e udhëtimit në ndërtesën e re të modernizuar të stacionit të autobuzëve, por njëkohësisht edhe në hapësirën e re publike të ndërmjet dy ndërtesave. Përveç takimeve të rëndësishme sportive, "Prishtina Arena" do të ofrojë edhe funksione komerciale dhe argëtuese. Të dy ndërtesat janë konceptuar për të formuar një mjedis të përbashkët ndërveprimi shoqëror për lagjet Kalabria & Dardania, por edhe një pikë te rëndësishme referimi për qytetin. Objekti ri nuk është vendosur qëllimisht për të prevaluar në hierarkine funksionale dhe vizuale në hapesirën e dedikuar. Gjithçka shkrihet në mënyrë organike në kontekstin e ri urban të rikrijuar.
Arkitektura e ndërtesës së pallatit te lojrave me dorë vjen si rrjedhojë e interpretimit të kontekstit urban të lëvizjeve nga akseset kryesore dhe dytësore të zonës. “Shpërthimi” arkitektonik me strukturën e drurit lamelar nuk është vetëm një element arkitektonik i spikatur në momentin kryesor të mbërritjes se njerëzve ... përtej kësaj ... një arenë e përditshme për takimin e njerëzve.
Vendndodhja
Prishtina, Prishtina, Kosovo