Të dhëna mbi projektin
-
Studio
SON engineering & construction
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Koncepti i kopshtit Montessori zhvillohet nga ideja themelore e qarkullimit si në ambjentet shkollës ashtu dhe në kontekstin përreth saj, përpos krijimit të hapësirave të cilat nxisin marrëdhëniet midis nxënësve.
Ky koncept i dha idenë studios projektuese për të thyer vëllimin në pjesë më të vogla të cilat i përafrohen më shumë shkallës së një shtëpie dhe ngritjen e kulmeve të godinave për të theksuar formën themelore të një shtëpie.
Kopshti në thelb përdor ngjyrën e çelët të drurit. Përdorimi i gjerë i rezinës së butë dhe harkut në vend të qosheve të mprehta ndihmon në minimizimin e rreziqeve të mundshme ku fëmijët mund të lëvizin lirshëm dhe të sigurtë.
Klasat janë adaptuar me ngjyra dhe materiale të buta, duke krijuar një hapësirë të ngjashme me shtëpinë, ku fëmijët mund të shprehen plotësisht.
Projektimi i kopshtit është bërë bazuar në konceptet dhe parimet Montessori. Përveç sigurisë, vizioni ynë u jep fëmijëve liri.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania