Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ALT137
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Një ndjenjë qetësie dhe një hapësirë e mbushur me dritë u soll duke projektuar me të ngjyrën e bardhë dhe një theksim të elementeve të kundërta me ngjyrë gri të errët. Hapësira u la e pa kufizuar me një ndarje metalike të tejdukshme mes kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, për të krijuar pak privatësi por edhe për të lejuar dritën të depërtojë. Korridori ka një dollap gjigant të bërë me porosi me një zonë ndenjëse të integruar për tu ulur ndërkohë që lidh këpucët.
Koncepti i dhomës së adoleshentëve ishte krijimi i një dhome shumëfunksionale ku flihet, studiohet dhe hapësirë për të kaluar kohën e lirë. Ne inkorporuam zonën e studimit/tavolinën me rafte librash rreth dritares dhe tualetin/tavolinën e përgatitjes me një pasqyrë.
Dollapi i cili është ka të inkorporuar në një vend për tu ulur, përdoret për takime me miqtë, por shërben edhe si një kënd leximi. Ngjyra në mure dhe tavan u përdor për të krijuar një kufi mes zonës më të qetë dhe asaj më interaktive, ku janë të vendosura shtrati dhe komodina.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo