Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NOMMA STUDIO
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
150 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
-
Ekipi
Sokol Belegu, Granit Avdimetaj, Gojart Shatri Architects
Përshkrimi
Pastiçeria Matisse
Pastiçeria Matisse gjendet në një qendër tregtare në qytetin e Podujevës në Kosovë, me një sipërfaqe rreth 150 m2 dhe një tarracë të jashtme. Një nga arsyet e shumta që pastiçeritë preferohen krahas shërbimit është për dizajni i hapësirave të brendshme të cilat promovojnë rehati, relaksim dhe produktivitet në të njëjtën kohë.
Gjatë projektimit të një pastiçeri-kafe, rreth 60 % së hapësirës i kushtohet zonës së ndenjes dhe 40% i përket shërbimit. Këto dy zona kryesore ndahen në nën-njësi në bazë të aktiviteteve që zhvillonen në këtë hapësire si kuzhina, përgatitja e ushqimit, shërbimi, distancat midis tavolinave etj. Fjalët kyçe të cilat mundet të përdorimin për pastiçeri janë: rehati, efikasistet dhe përdorshmëri. Një plan i mirë-organizuar e bën lëvizjen e punëtorëve të lehtë dhe siguron komoditetin e klientëve.
Përpos organizmit, drita, muzika dhe atmosfera nostalgjike e hapësirës i bëjnë njerëzit të relaksohen.
Ambjenti kryesor vjen si rezultat i bashkimit të seksioneve të ndryshme. Lartësia lejon krijimin e një tavani të përpunuar me detaje i cili përçon siguri dhe krijion tranzicion nga muret në tavan.
Përpos ngjyrës blu që donimin hapësirën dhe e ndryshon perceptimin e saj, përshtatet shumë mirë me drurin e përdorur duke krijuar një harmoni të madhe.
Ndriçim i varur me dizajne të ndryshme i cili anon drejt antikes vjen me një dritë të ngrohtë që ndriçon të gjithë hapësirën. I ka hije emrit të lokalit Matisse, në murin kryesor është vizatuar vepra e piktorit të njohur Henri Matisse, e karakterizuar nga thjeshtësia dhe energjia e saj, si dizajni i vetë pastiçerisë
Projekt nga NOMMA Studio
Vendndodhja
Kosovo