Të dhëna mbi projektin
-
Studio
EAA-Emre Arolat Architecture
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
EAA-Emre Arolat Architecture
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2019
Përshkrimi
Projekti ndodhet në Gjirin e Lalzit në Shqipëri, i cili ka një peizazh unik me pisha dhe bimë. Projekti synon të ruajë këtë natyrë të gjallë dhe të virgjër sa më shumë që të jetë e mundur, duke propozuar një zhvillim të ri turistik të jashtëzakonshëm dhe tërheqës. Korniza kryesore e dizajnit është të jesh në bashkëbisedim me gjendjen ekzistuese natyrore dhe të krijosh një mjedis unik me në një natyralitet të fragmentuar.
Vendndodhja në të cilën projekti do zhvillohet ka një florë unike të pemëve të mëdha me grupime të ndryshme dhe vendndodhja dhe dendësia e këtyre pemëve është kriteri më i rëndësishëm për kuadrin konceptual dhe vendimet e masterplanit. Pishat krijojnë një atmosferë natyrale dhe të qetë pasi ato veprojnë si 'çadra natyrore' të përfshira në dialog me ndërtesat.
Gjuha e fragmentuar e dizajnit, e cila gjithashtu ishte pjesë e qasjes së përgjithshme, u pasurua me përdorimin e një palete me materiale natyrale. Drejtuesi kryesor i zgjedhjeve të materialeve është synimi për të përzier ndërtesat me natyrën dhe për t'i kamufluar sa më shumë që të jetë e mundur. Guri natyral, druri, suvaja me nuanca të ngjyrave të tokësme dhe betoni i ekspozuar janë materialet kryesore të kësaj palete.
Programi përbëhet nga disa njësi vilash, objekte banimi dhe një hotel. Kompleksi ofron një shumëllojshmëri eksperiencash në ambientet rekreative së bashku me qendrat SPA, zonat e pishinave dhe objektet tregtare.
INFORMACION RRETH STUDIOS
EAA-Emre Arolat Architecture u themelua në maj 2004 nga Emre Arolat dhe Gonca Pasolar në Stamboll, si vazhdimësi e praktikës arkitekturore të Emre Arolat të cilën ai e filloi në zyrën e prindërve të tij, Arolat Architects në 1987. Sot EAA nuk është vetëm një nga zyrat arkitekturore më të mëdha të Turqisë, gjithashtu ka një prani të njohur në skenën globale përgjatë zyrave të saj në Nju Jork dhe Londër, përveç Stambollit. Që nga themelimi, studio ka ndërtuar një gamë mbresëlënëse të gjerë punimesh nga masterplanet urbane, aeroportet deri te ndërtesat rezidenciale, kulturore dhe zyrat. EAA vlerësohet shumë për aftësinë e saj për të bashkuar identitetin dhe rrënjët e kontekstit dhe vendit brenda kushteve të tij kulturore, historike dhe gjeografike, me kërkesat e pashmangshme të botës bashkëkohore për të pasur sukses në ofrimin e një dizajni bindës si rezultat. Kjo studio arkitekturore është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare. Bashkëthemeluesi dhe projektuesi kryesor i praktikës, Emre Arolat ka qenë pedagog i kërkuar ndërkombëtarisht në universitete prestigjioze. Kohët e fundit, ai dha mësim në Studion e Avancuar në Shkollën e Arkitekturës Yale si Norman R. Foster Visiting Profesor në Semestrin e Vjeshtës 2017. Në vitin 2019, Arolat është zgjedhur anëtar nderi i Institutit Amerikan të Arkitektëve (AIA). Përveç kësaj, ai shërbeu në Komitetin Drejtues të Ciklit të Katërmbëdhjetë të Çmimit Aga Khan (2017-2019).
Për një portofol gjithëpërfshirës të projekteve të EAA ju lutemi vizitoni: www.emrearolat.com
Vendndodhja
Rruga Gjiri I Lalzit, 2012 Durrës, Albania