Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Créateur
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Sipërfaqja
224.16 m2
-
Kate
2
-
Photography
Carlos Jordan
Përshkrimi
Duke përdorur energjinë e skenës së ushqimit të shpejtë si frymëzim, dizajni dhe brandi për Luna’s Mexican street food në Ann Arbor, Miçigan është i ndritshëm, i gjallë, këndor dhe argëtues. Restoranti ndan hapësirën me restorantin mesdhetar Ahmo’s, ndaj krijuam një paletë materialesh të cilat dallojnë 2 restorante unike nëpërmjet implimentimit të shtresës së dyshemesë. Procesi i porositjes u dizenjua për të maksimizuar eficencën e vendit të porositjes, marrjen e porosive online .
Punuam me investitorin për të krijuar një menu sa më eficente për porositë në mënyrë që të reduktohej sa më shumë koha e pritjes. E ndamë menunë në 5 pjesë dhe e prezantuam secilën si një ikonë, duke porositur sa më shpejt dhe thjesht. Ngjyrat e përdorura i referohen ushqimeve si marule e freskët, avokado, misër dhe prodhime të tjera të fresketa. Brandimi shtrihet në menunë e marrjes, uniformat, sinjalet, paketimin, si dhe një grafiti të pikturuar në anën e restorantit.
Shkronjat e parregullta trekëndore krijojnë logon, e cila përcjell energji argëtuese, ndërkohë i referohet edhe formës së patateve të skuqura dhe takove. Format këndore paraqiten në setin e ikonave që përdoren në menu në menyrë qëperdorimi të jetë sa me i lehtë.
Vendndodhja
341 East Huron Street, Ann Arbor, Michigan 48104, United States