Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Atria Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Albano Guma
Përshkrimi
Projekti për “Kronos Agroturizëm” është një projekt ambicioz dhe vizionar i cili i ka fillesat e konceptualizimit të tij rreth 5 vite më parë.
“Kronos Agroturizëm” pozicionohet në Guzaj, Shijak, Durrës, në një zonë me reliev të ndërthurur fushor-kodrinor. Ky variacion i relievit i jep zonës jo vetëm një peizazh idilik, por gjithashtu potencial për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në çdo stinë të vitit.
Prona e zhvilluar ka një sipërfaqe prej 14075m2. Koncepti i “Kronos Agroturizëm” bazohet në ngritjen dhe zhvillimin e një biznesi që mbështetet në prodhimin vendas dhe promovon kulinarinë, produktet, dhe bukurinë natyrore të zonës. Baza e produkteve të këtij biznesi sigurohet nga prodhuesit vendas, dhe një pjesë nga vetë biznesi, ndërkohë që ofrohet akomodim, shërbime të ndryshme dhe guida për itineraret në atraksionet natyrore të zonës.
Bashkërendimi i të gjitha këtyre funksioneve në një hapësirë të përbashkët është një sfidë në nivel kompozimi urban dhe arkitektonik.
Estetikisht qëllimi qëndron në paraqitjen e një uniteti të mirë kompozicional ndërmjet objekteve me funksione të ndryshme, duke realizuar volume të pastra me materiale natyrore që i përgjigjen më së miri funksioneve përkatëse.
Volumet harmonizohen mirё me kontekstin nëpërmjet pastërtisë së formave dhe materialeve tё pёrdorura. Ato pozicionohen kryesisht në pjesën veriore dhe lindore, duke krijuar në pjesën jugore hapësirë të lirë për kamperat dhe aktivitete të ndryshme në natyrë.
Vendndodhja
Rruga Hardhishte Shijak, 2014 Shijak, Albania