Përshkrimi

Kampet Rajonale të Restaurimit rikthehen sërisht nga datat 10 deri më 22 Shtator!

Bëhuni gati për një eksperiencë të paharrueshme në Kampin e 51-të Rajonal të Restaurimit (RRC 51) me temë ‘Dokumentimi i vendeve historike me teknologji të shekullit XXI-të’. Ju ftojmë të bashkoheni me ne këtë vit në rajonin befasues të Liqenit të Ohrit, i shtrirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i njohur për pasuritë e tij magjepsëse natyrore dhe kulturore.

Zhytuni në një botë eksplorimi ndërsa keni mundësinë të punoni me dokumentimin e disa prej aseteve të listuara të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s së këtij rajoni, përmes ndihmës së ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas mbi dokumentimin klasik dhe digjital.

Së pari, përfshihuni në një session teorik online nga 1 deri më 5 shtator. Më pas, zhytuni në një përvojë praktike gjithëpërfshirëse në vend,përmes praktikës së dokumentimit nga datat10 deri më 22 shtator, ku do të keni mundësinë të njiheni me individë me interesa të ngjashëm, të shkëmbeni ide dhe të krijoni miqësi të reja të qëndrueshme.

Mos e humbisni këtë mundësi të artë për të eksploruar, mësuar dhe kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.

Aplikonitani për RRC-në e 51-të dhe le të fillojmë së bashku këtë përvojë të jashtëzakonshme!

Dëshironi të dini më shumë mbi këtë si dhe si të aplikoni?

Lexo detajet këtu.

Vendndodhja

Ohrid, North Macedonia

mood_bad
  • Comments are closed.