Përshkrimi

50 Kampe Rajonale të Restaurimit!
Këtë vit jemi duke festuar dyfish pasi ky është viti i 15-të dhe kampi i 50-të!
Kampi rajonal i restaurimit do të mbahet në dy pjesë, pjesa online nga 29 Gusht deri në 5 Shtator dhe në terren nga data 8 me 18 Shtator.

Tema:
Konservimi dhe Interpretimi i ndërtesave.
Kësaj here kampi nuk do të mbahet vetëm në Gjirokastër, qyteti në të cilën filluan kampet 15 vite më parë por do kemi dhe një destinacion të ri përmes së cilit do ju japim mundësinë që të eksploroni dy vendodhje të ndryshme në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë!

Ku saktësisht?
Vitsa e pozicionuar në pjesën qëndrore të Zagorisë ( pjesa Greke) me elementët karakteristikë të arkitekturës Zagorite të shekullit 18-19 të integruara në mënyrë perfekte me natyrën.
Gjirokastra- e pozicionuar në luginën e Drinosit në pjesën jugore të Shqipërisë, qytet UNESCO me kulla magjepsëse të zhvilluara kryesisht në shekullin e 17-të.

Për çfarë?
Të mësojmë dhe të kontribuojmë në restaurimin, dokumentimin dhe interpretimin e disa prej pasurive të trashëgimisë kulturore të dy vëndodhjeve të përzgjedhura.

Kur?
29 Gusht-5 Shtator (pjesa teorike do të mbahet online), pjesa e dytë, praktika në terren nga data 8 deri më 10 Shtator në Vitsa dhe në Gjirokastër nga data 10 deri më 18 Shtator.

Dëshironi të dini më shumë mbi Kampet Rajonale të Restaurimit dhe si të aplikoni? Klikoni këtu.

Aplikim si vullnetar

Aplikim si pjesëmarrës

Vendndodhja
mood_bad
  • Comments are closed.