Përshkrimi
Ftesë për pjesëmarrje | Konkurs Ndërkombëtar për Projektimin e Qendrës Multifunksionale dhe të Stacioneve të Informacionit të Parkut Kombëtar “Vjosa lumi i fundit i egër”
Të nderuar pjesëmarrës,
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë kënaqësinë të shpallin Konkursin Ndërkombëtar për Projektimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.
Nëpërmjet këtij postimi synojmë të ftojmë grupet e interesuara që t'i bashkohen nismës sonë për forcimin dhe promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër Vjosës.
Konkursi Ndërkombëtar i Dizajnit synon të bashkojë studiot më inovative dhe kreative të dizajnit nga cepa të ndryshme të globit. Ai ofron një platformë unike për studiot për të shfaqur talentin e tyre, për të fituar njohje ndërkombëtare dhe për t'u lidhur me liderët e industrisë.
Ne jemi në kërkim të zgjidhjeve arkitekturore në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin, propozime që do të shërbejnë si katalizatorë për rëndësinë kombëtare të kësaj zone. Konceptet duhet të bazohen në parimet e krijuara duke identifikuar karakteristikat natyrore, trashëgiminë, vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të zonës, si dhe në përvojat më të mira ndërkombëtare.
Konkursi zhvillohet në dy faza:
Faza 1: Shprehja e Interesit
Shprehja e interesit, pranueshmëria dhe lista paraprake e fituesve
Në përfundim të fazës së parë do të shpallen 3 finalistët të cilët do të shpërblehen me nga 26 mijë euro secili.
Faza 2: Dorëzimi i idesë së projektit
Përgjegjësja e konkursit është znj. Daniel Pirushi, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Linku i aplikimit:
https://www.app.gov.al/njoftimi-i-kontrat%C3%ABs-s%C3%AB-shpallur/
Objekti i tenderit: Hartimi i projekt-idesë me objekt: “Qendra multifunksionale dhe stacionet e informimit në Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”
Numri i referencës: REF-80854-09-21-2023
Të gjitha materialet duhet të dërgohen në [email protected] dhe [email protected]
Ftojmë dhe inkurajojmë çdo profesionist që t'i bashkohet kësaj nisme!