Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2018
-
Photography
Creative Fields
Përshkrimi
Ne kemi një traditë dhe një të ardhme… Të dyja këto karakteristika janë kombinuar së bashku për të krijuar një arkitekturë lozonjare.
Hosteli ofron variacione të ndryshme të dhomave, duke filluar nga ato private tek ato të përbashkëta. Përveç kësaj, ai përbëhet nga hapësira të ndryshme tërheqëse që do të mundësonin ndërveprimin e turistëve me njëri-tjetrin.
Ajo çka e bën Hostel Mami të veçantë është përdorimi i elementeve tradicionale – një koncept që e shohim shpesh në projektet e Maden Group – si sofra, fyelli, çiftelia, leka etj. Këto elemente ne u përpoqëm t’i sillnim të trajtuara në një mënyrë shpirtërore ndryshe, pasi nuk do të jenë në gjendje të përdoren askund tjetër. Në këtë mënyrë turistët do të mësojnë dhe do të njihen me traditat shqiptare.
Një trajtim i tillë tregon qartë se këta elementë, përveç që kanë fuqinë për të përballuar shekujt, janë gjithashtu të përshtatshëm për t’u vendosur si detaje dekori në çdo lloj modeli bashkëkohor.
Vendndodhja
Prishtina, Prishtina, Kosovo