Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LOFT Architects
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Fatjon Molla, Lorenxa Cakuli
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Photography
Leonit Ibrahimi
-
Ekipi
Klaudio Curmaku, Supervizor Gezim Vogli
Përshkrimi
Health Care Clinic është një klinikë në qytetin e Durrësit, e cila ofron shërbime mjeksore. Për ta bëre këte klinikë sa më mikpritëse për pacientet e saj, janë përdorur elemente të cilat e bëjnë klinikën “Health Care” të dallojë nga klinikat mjekësore standarte.
I gjithë holli përfshihet nga format organike të cilat e përcjellin pacientin nëpër dhomat përkatëse. Materialet e përdorura si xham dhe terrazo kanë ngjyrat të cilat e bëjnë hapësirën qetësuese por dhe të duket e pastër dhe e rregullt siç një klinikë duhet të jetë.
Dhomat e vizitave janë ideuar të jenë të bardha në mënyre që pacienti të ndihet i sigurt dhe më i kthjellet për të kuptuar gjendjen e tij shëndetësore.
Koncepti
Sfida në këtë projekt ishte që drita natyrale të hynte në çdo dhomë, pavarsisht se dritare kishte vetëm në një faqe të murit. Për këtë arsye, ne vendosëm të trajtonim hollin si një “organizëm” i cili e shpërndan dritën nëpërmjet tullave prej xhami. Xhamat janë gjysmë-transparente dhe mundësojnë përhapjen e dritës në të gjithë hapësirën.
Vendndodhja
Durrës, Albania