Të dhëna mbi projektin
-
Studio
OM ATELIER
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
October 2023 - March 2024
-
Sipërfaqja
250 sqm
-
Photography
@oniro.photography
Përshkrimi
Apartamenti “G”, ndodhet në një nga zonat më elitare te Tiranës, i vendosur në zemër të qytetit. Duke reflektuar vendndodhjen e tij, dizajni i interierit pasqyron gjithashtu elegancë dhe sofistikim arkitekturor. Perzgjedhja e stilit neoklasik-modern për këtë rezidencë , çoi në një udhëtim unik dizajni, ku çdo material u zgjodh me kujdes për të ruajtur motivet klasike në harmoni me bashkëkohoren. Perfundimi rezultoi në një ekuilibër të përsosur midis traditës dhe modernitetit.
Në këtë projekt, një shumëllojshmëri e pasur materialesh kombinohen me mjeshtëri për të krijuar nje harmoni vizuale. Nga druri dhe metali, tek qelqi, mermeri dhe pëlhura luksoze, çdo element kontribuon në pamjen elegante të së tërës pa shkaktuar kakofoni pamore. Pavarësisht përfshirjes së elementeve klasike, brendësia përqafon një qasje minimaliste, të kuruar me mjeshtëri nga arkitektët për të siguruar pastërti në projektim dhe në hapësirë.
Vëmendja ndaj detajeve është thelbësore në dizajnin modern neoklasik, një parim i realizuar më së miri përmes bashkëpunimit me markat dhe kompanitë më të mira në Shqipëri. Perdorimi i materialeve të cilësisë së lartë rezulton në një interier të jashtëzakonshëm që elevon hapësirën në standarte të tjera duke e bërë komoditetin stil jetese dhe interierin rezistent ndaj kohës.
Bashkepunetoret: @selectionbyarjon, @formatplusofficial, @veko_concept, @delta_deltahome, @azura.textile
Vendndodhja
Tirana, Albania