Të dhëna mbi projektin
-
Studio
GARK Architects
-
Arkitekti
Lider. Ark. Flogert Lila; Ark. Nertila Aligjoni, Ani Marku, Juxhina Spahiu, Eri Skendaj, Anduel Ciko
-
Tipologjia
Industrial, Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Photography
Besart Çani
Përshkrimi
Nga arkitekti
“Delta Pharma” është një ndër projektet më interesante të zhvilluara nga GARK Studio, i cili konsiston në depo farmaceutike, logjjistike & zyra të kompanisë.
Objekti, një ish ndërtesë industriale me një sistem parafabrikat, me panele betoni dhe soleta e trarë të paratensionuar, i është nënshtruar një ndërhyrjeje rrënjësore si në pjesën fuksionale (të interierit), po ashtu edhe në atë estetike (të eksterierit), për ta kthyer atë në një ndërtesë qendrore për kompaninë “Delta Pharma”.
Sfida ka qenë e dyanshme si për organizimin e ambjenteve të brendshme, ashtu edhe të volumetrisë së jashtme dhe fasadës, për shkak të kufizimeve në sistemin ekzistues të objektit.
On the other hand, it was the Investor requirement to have a functionally and aesthetically appropriate object, completely different from the existing one. The condition was that the “new” facility should materialize the company’s potential ambition, growth and development in the market.
Nga ana tjetër, ishin kërkesat e Investitorit për të patur një objekt funksionalisht dhe estetikisht të përshtatshëm, komplet ndryshe nga ai ekzistues. Kushti ishte që objekti i “ri” duhet të materializonte ambicien potenciale, rritjen dhe zhvillimin e kompanisë në treg.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania