Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NOMMA Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial, Interior Design
-
Sipërfaqja
55 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Synimi ynë kryesor në çdo projekt është që funksionin e një hapësire ta përkthejmë në dizajn praktik e estetik dhe anasjelltas, duke u varur nga konteksti i kësaj hapësirë.
Në Dyqanin Bio janë inkorporurar materiale dhe elemente që i ofrojnë mundësi konsumatorit të lidhet me natyrën, duke qenë se dyqani ofron produkte bio, nga natyra drejt tek konsumatori. Dyqani Bio gjendet në qendren tregtare ‘Albi Mall’ në Prishtinë, dhe ka një hapësirë prej 55 m2. Ngrohtësia e hapësirës theksohet nga loja e ngjyrave dhe materialeve në këtë projekt, ku ngjyra e gjelbër ka theks të veçantë si ngjyrë primare që imiton natyrën.
Materiali i drurit ‘bung’ është përdorur në secilin kënd për të krijuar një neutralitet në hapësirë, e që përputhet me bimët jeshile të përfshira në dizajn. Dyshemeja është e krijuar me pllaka qeramike si imitim i teracerit. Ndriçimi LED bën të mundur prezantimin më të mirë të mundshëm të produkteve dhe materialeve. Dyqani BIO, me dizajn BIO.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo