Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Nomma Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Nga sallonet e deri te dyqanet, moda ka nevojë për arkitektë. Showroom DQ ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Vendi është shndërruar nga një hapësirë e zymtë pa dritë në një hapësirë të hapur dhe minimaliste. Qëllimi ynë ishte të interpretonim identitetin e një marke dhe ta transformonim atë në një hapësirë arkitekturore.
Në një sipërfaqe prej 120 m2 krijuam një showroom që mund të nxjerrë në pah produktin – veshje elegante dhe moderne për femra. Materialet kryesore janë betoni, druri, tjegulla dhe xham akulli. Ngjyrat kryesore të përdorura janë neutrale, ngjyra që me dritën dhe elementët e drurit japin ngrohtësi dhe krijojnë harmoni.
Fasada e dyqanit është trajtuar me një dizajn elegant që është mjaft i veçantë dhe duke thënë elegant do të thotë se është gjëja e parë që nxit kureshtjen e kalimtarëve. Ka një fasadë të përpunuar me xham akulli i cili dominon në anën e jashtme ballore, së bashku me pllaka bardh e zi duke krijuar një dizajn origjinal. Meqenëse sipërfaqja e xhamit ka modele konkave dhe konvekse, ajo mund të bllokojë vijën e shikimit nga jashtë, por nuk ndikon në hyrjen e dritës. Xhami e thyen dritën rregullisht përgjatë vijave vertikale konkave dhe konvekse, duke krijuar një bukuri të mjegullt. Pjesa e hyrjes fillon me një oborr mjaft të madh, krijon një hapësirë ndenje më të madhe dhe një hyrje më përfaqësuese.
Duke hyrë në zonën kryesore, në tavan është krijuar një dizajn i veçantë druri, i cili përshtatet plotësisht me hapësirën dhe lidhet me ndriçimin. Sistemi i ndriçimit të tavanit tërheq vëmendjen në qendër të sallonit. Qëllimi kryesor i qendrës së vëmendjes është të sqarojë detajet e produkteve të modës të ekspozuara. Drita është një kriter i madh, LED-i i vendosur nën hapësirat e tavanit ndihmon në krijimin e një mjedisi të ngrohtë. Dyshemeja eshte me suva betoni e cila lidhet me muret ku jane te punuara me material betoni. Pjesa e mureve dhe dyshemeja kombinohen me pllaka dhe parket. Përveç materialeve përdoret edhe guri natyror që lidhet me elementët e drurit.
Dhe së fundi, dritat, tavolinat, karriget, vazot dhe shumë aksesorë dekorativë plotësojnë hapësirën.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo