Të dhëna mbi projektin
-
Studio
SON Engineering & Construction
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Kate
3
-
Photography
Shpëtim Baça
Përshkrimi
SON Engineering & Construction ka projektuar një Infopoint (pikë informacioni) për vizitorët në Dhërmi. Vendosur përgjatë rrugës nacionale, në një nivel rreth 5 metra mbi kuotën e rrugës, objekti në gjendje të rrënuar përbën pozicionin më të përshtatshëm si hapësirë informacioni për turistët.
Duke ruajtur çdo element të objektit ekzistues, rrënoja prej guri e ndërtuar rreth viteve 1800 është veshur me një strukturë betoni e cila imiton siluetën e një shtëpie tradicionale të fshatit të Dhërmiut.
Struktura moderne minimaliste e Infopoint nga SON Engineering & Construction, në të njëjtën kohë, nxjerr në pah funksionin e ri të objektit. Hyrja realizohet në fasadën e pasme jugore nëpërmjet oborrit ekzistues i cili lejon aksesin e drejtpërdrejtë për në katin perdhe si dhe në katin e parë nëpërmjet shkallëve të jashtme.
Dhërmi Turist infopoint kati përdhe
Në një hapësirë prej rreth 27m2 për secilin kat do të mundësohet dhënia e materialit promovues dhe informacione turistike e kulturore për çdo vizitor.
Dhërmi infopoint kati i parë
Dhërmi infopoint prerje
Fasada veriore
Fasada perëndimore dhe lindore
Prerje
Vendndodhja
Himarë, Vlorë, Albania