Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Gark Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Wellnes
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Ditët e fundit qytetit të Tiranës i është shtuar një zonë e re, “Cosmetic Zone” pjesë e rrjetit “Ditë e Natë”, në katin e dytë të Flagshipit, në Rrugën ”Myslym Shyri.
E dizenjuar sipas një stili industrial të ndërthurur me elementë modern dhe forma volumesh dhe elementesh që i shkojnë përshtat siluetës dhe strukturës së ndërtesës,. Hapësira e brendshme ka një pikë qendërzuese, “gravitacionale” ku mblidhen projeksionet e volumeve të mobilimit dhe hapësirave lëvizëse ndërsa në perimetër këto dy elemente shkojnë perpendikular me fasadën perimetrale në formë gjysëm harku.
Të gjitha instalimet dhe ndriçimi gjithashtu ndjekin të njëjtën llogjikë, ato janë akomoduar në tavan pjesërisht në dukje pjesërisht të maskuara, nëpërmjet një tavani Cleaneo të Knauf.
Dyshemeja është trajtuar me mikroçiment me ngjyrë 'tortora’ kombinuar me metal dhe drru me ngjyrë të bardhë të çelur dhe blu, identifikuese të rrjetit të farmacive ''Ditë e Natë''.
Projekti është konceptuar dhe mbikqyrur nga studio jonë me shumë dashuri dhe përkushtim. Shijojeni!
Vendndodhja
Tirana, Albania