Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Ledia Lazi
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
Përshkrimi
Cliché është një projekt I kushtëzuar në një hapësirë publike si ajo e pedonales të qytetit të Shkodrës. Një strukturë metalike pozicionohet në një gjatësi prej 22m dhe lartesi 3.50m. Ky volum xhami në dukje transparent dhe elegant në strukturën e tij ishte sfidues që në fillim të ideimit të tij pasi pikëpyetja më e madhe ishte sesi do të qëndronte në një hapësirë ku arkitektura egzistuese është dominuese pa I rënë ndesh. Një element tjetër I rëndësishëm të cilën nuk kishe sesi ta evitoje ishte dhe pozicionimi I katër pemëve në një distance të përpjestuar nga njëra tjetra. Vendosja e tyre ishte kyçi I zgjidhjes së këtij volumi xhami.
Duke marrë në konsiderate tipologjinë e banesave në këtë korridor të qytetit u mendua që në çdo pemë do pozicionohet një mini-oborr që plotëson gjelbërimin dhe thekson prezencën e tyre stoike. Transparenca e xhamave dhe fleksibiliteti I kësaj strukture e bën atë të hapshme në çdo moment duke I bërë oborret e gjelberuar më të prekshëm, kjo e bën qëndrimin në këtë hapësire me atraktive dhe te jep ndjesine se po shijon kafenë në oborrin e vogël të shtëpisë. Marrë shkak nga ky koncept I adaptuar I banesave tradicionale, kjo hapësirë mori një emër të dytë Glass House-Shtëpia e Xhamit Cliché.
Kjo Shtëpi xhami, reflekton ngjyrat e çdo stine nga ndërrimi I gjetheve të pemëve dhe prezenca e dritës, ujit në formën e shiut e bën atë një strehë qetësie dhe komforti poshtë të cilës ti kalon orë të ditës.
Një element evident dhe shumë I rëndësishëm I kompozimit të fasadës transparente janë dhe kater panele (wall Screen) betoni. Në një fasadë të gjatë e cila është në kontakt me orë të zgjatura diellore ishte e nevojshme të shmangej efekti serë po ashtu dhe monotonia e krijuar nga një sipërfaqe e madhe xhami që do përdorej. Këto panele të përforcuar lënë mundësi frymëmarrje të hapësirave të oborreve dhe lejojnë që të kenë vëmendje të shtuar. Kompozimi I trekëndëshave dhe pse në dukje shumë modern lidhet ngushtë me simbole të përdorura në qilimat e shtruar.
Brenda kësaj kutie xhami, materialet e drurit të lisit natyral dhe guri I travertinës I bashkangjiten theksit të natyrës të kompozuar minimalisht dhe të materializuar në objektet e mobilimit.
Qëllimi I kësaj hapësire ishte që në transparencën e saj të ishte aq e padukshme sa dhe e dukshme njëkohësisht, duke bërë që asnjë që kalon krah saj të mos ndihet I bezdisur nga arkitektura që ajo mbart apo të tregojë mungesë interesi dhe kurioziteti për të qëndruar dhe të shijojë një kafe në këtë kënd të larë nga drita, ku kundrohet ngeshëm shëtitja e njerëzve në këmbë apo biçikleta.
Vendndodhja
Shkodër, Albania