Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Gark Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Flogert Lila
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
400 m2
-
Ekipi
Flogert Lila, Kristiana Aliaj, Dea Hidi, Erjana Boba, Klea Sulka
Përshkrimi
‘Blue’, ashtu si pamja perballë restorantit, ishte copëza e parë e mozaikut që na udhëzoi drejt konceptit, për këtë restorant të ri pranë Kepit të Rodonit, buzë detit Adriatik.
Kur bëhet fjalë për të ndërtuar kaq pranë natyrës, duhet të synojmë të propozojmë me sa më pak ndikim negativ dhe përdorimin e sa më pak elementëve larg natyrales.
Përdorimi i teksturave dhe materialeve natyrale, dhe implementimi i tyre në interierin e restorantit ishte një tjetër pikë që na shoqëroi përgjatë proçesit të dizajnit. Interieri, ka një stil që përzien tonalitete të ngjyrave të ngrohta dhe materialeve të lehta, me një prekje luksi, të cilat së bashku, krijojnë atmosfera unike, të këndshme për përdoruesit në momente të ndryshme.
Tavani prej druri, me panele ngjyrë blu, kontraston pjesën tjetër të interierit, e cila është më e ngrohtë. Muret prej terrakote, jane të dekoruara me bimë, të cilat janë një tjetër element i dizajnit të restorantit.
Një tjetër veçori, është një akuarium të cilin kemi propozuar të vendoset midis tavolinave të restorantit, duke u kthyer në një pjesë të interierit e cila pa kontrastuar shumë fort pjesën tjetër, krijon një atmosferë të gjalllë dhe kthehet në një farë mënyre simbol i këtij restoranti.