Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Minimal 20 Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Sipërfaqja
520 m2
-
Kate
1
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Auto Bibaj është një sallë ekspozimi për makina dhe vjen si një formë arkitektonike e veçantë, bazuar në elemente identifikuese të arkitekturës së zyrës projektuese me cepa dhe kënde të thepisura. Forma e përgjithshme e ndërtesës perceptohet e qartë nga larg, por njëkohësisht edhe dinamike, duke ndryshuar formë përgjatë gjithë lëvizjes në aksin kryesor rrugor. Objekti përbëhet nga një volumetri e pastër me strehë parametrike, e cila me lojën gjeometrike të krijuar perceptohet si e pjerrët, edhe pse lartësia e kapriatave shtrihet njësoj përgjatë perimetrit.
Auto-salloni është i shtrirë në nivelin përdhesë dhe në bazë të funksionit ndahet në dy hapësira. Këto hapësira përpos aspektit planimetrik, janë të trajtuara ndryshe edhe nga konstruksioni. Volumi i parë në hyrje të objektit është i lartë 4.5m dhe rrethohet nga fasada gjysëm-strukturale, konstruksioni i këtij volumi përbëhet nga kapriatat të cilat mbulojnë distanca prej 10-15m. Kjo hapësirë është e konceptuar e gjitha për afarizëm dhe shfaqje të makinave. Volumi tjetër, në zonën veriore, është i ngritur 64cm me shkallë dhe ka një lartësi prej 3.7m, konstruksioni i tij përbëhet nga një pllakë beton-arme. Ky volum përfshin zyrat administrative, bar-kafenë dhe tualetet.
Objekti ka hyrje të veçantë nga rruga, e cila del në pah me strehën dhe rampën e pozicionuar në mes të volumit, në mënyrë që hyrja kryesore të evidentohet lehtë nga kalimtarët.