Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Martini Design Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Ingrid Martini
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Kate
1
Përshkrimi
Apartamenti me vija nga Martini Design Studio gjendet në Tiranë, në një nga lagjet ndoshta më të qeta rezidenciale edhe pse shumë low profile. Ndodhemi në afërsi të digës së liqenit, në një ndërtesë jo shumë të re, por të rrethuar nga gjelbërimi, pisha aromatike e cicërima zogjsh, pavarësisht se jemi shumë afër kaosit të trafikut. Nga jashtë, ndërtesa ka një shije dhe estetikë të thjeshtë, modeste. Ndërkohë që, kur hyn brenda ndodhesh përballë një surprize: një arkitekturë bashkëkohore, e pastër, minimaliste, por në gjendje të transmetojë ngjyrë dhe emocion.
“Prej disa kohësh, po kërkonim një vend të përshtatshëm , ku të mund të krijonim një atmosferë të qetë e të thjeshtë” – thonë pronarët e këtij apartamenti.
Dhe për t’i ardhur në ndihmë, për realizimin e këtij projekti, ata zgjodhën të bashkëpunonin me Ingrid Martinin, e njohur në kryeqytetin shqiptar si një nga arkitektet me një stil të qartë e të dallueshëm në çdo punë të sajën.
“U desh kohë dhe vëmëndje për të arritur në një variant optimal, bazuar në kërkesat, prefencat dhe stilin e jetesës së banorëve të rinj të apartamentit.” – tregon Ingridi.
Herën e parë që shkuam në objekt për të parë apartamentin, banorët e mëparshëm sapo ishin larguar dhe shtëpia kishte një “aromë” të mirë, të bukur, të fisme. Edhe pse ende me mobiljet ekzistuese, ndriçuesat, etj., prapë kishte një atmosferë që banorëve të rinj u vinte për shtat. Ndaj dhe u vendos që shumë nga finiturat e mëparshme si p.sh. parketi, dyert, të mbaheshin. Thjesht u desh një sy i stërvitur që t’i risillte të përshtatura me situatën e re.
Planit i shfrytëzimit, duke patur parasysh edhe afatin kohor dhe mënyrën e trajtimit të mëparshëm, u mbajt siç ishte, me disa modifikime të vogla. Njëri nga dy tualetet që aksesoheshin nga korridori, iu bashkua dhomës matrimoniale. U shtua hapësira në korridor në mënyrë që të hapej vend për një portmanto, e cila i mungonte apartamentit. Gjithashtu edhe një depo e vogël për ambient pastrami dhe aksesorët përkatës.
Ndërsa, shijes së interierit, pas disa konsultave për të kuptuar shijet dhe preferencat e të zotëve të shtëpisë, u vendos që t’i jepej një atmosferë e qetë, në kuptimin e kombinimit të ngjyrave dhe finiturave, duke patur preferencë specifike për një paletë natyrale.
Gjithashtu, edhe elementët e dekorit u zgjodhën që të ishin sa më esencial e të thjeshtë. Praktikisht, u përzgjodh “vija” si një element bazë i dekorit minimalist.
Ndaj, nuk është rastësi që vijat i shohim të përdorura në faqen kryesore të dhomës së ndenjes, në ndriçuesat mbi tavolinën e madhe të ngrënies, në dhomën e madhe të gjumit, në një faqe me përmasa që nuk nuk të lë indiferente, e konceptuar në xham dhe dru dhe po ashtu në kapakët që mbulojnë depon në hyrje të apartamentit.
Është kërkesa këmbëngulëse për linja të pastra dhe vëmëndja e përpiktë për detajin të cilat bëjnë që dekori të gërshetohet me arkitkturën si një e tërë, shenjë që janë gërshetuar aspiratat e pronarëve me vizionin e arkitektit. Me forcën e thjeshtësisë.
Vendndodhja
Tirana, Albania