Të dhëna mbi projektin
-
Studio
AVatelier
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Armand Vokshi
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Photography
Evisa Kasaj
-
Ekipi
Alba Caja, Kristina Aliaj, Jani Toçi, Soni Oka
Përshkrimi
Selia e Ambasadës së Paqes ndodhet buzë rrugës së Elbasanit, në hyrje të Tiranës, pranë Parkut të Madh të Tiranës dhe Varrezave të Dëshmorëve. Terreni në të cilën është vendosur godina është mjaft i pjerrët. Kjo pjerrësi dhe kushtet urbanistike përcaktuan edhe elementët bazë të projektimit të saj.
Konceptualisht, godina është trajtuar si një “Domus Pacis” (Shtëpi e Paqes), ku forma primare dhe e thjeshtë e shtëpisë, ka pësuar një proçes skulptoresk prerjesh dhe çarjesh, duke përftuar kështu një volum të artikuluar bashkëkohor dhe dinamik. Ato prerje kanë arritur të krijojnë një tarracë të madhe panoramike në çati, si dhe kanë evidentuar më shumë pjesën e hyrjes kryesore në godinë. Çarje të tjera lejojnë futjen e dritës xenitale në ambientet e nëndheshme, të cilat janë përdorur për zyra dhe salla konferencash.
Ngjyra e bardhë simbolizon bardhësinë e Paqes që ekziston dhe duhet të ekzistoje midis njerëzve dhe ngjyra e kuqe në çarjet e bëra mbi volum tregojnë brishtësinë e saj. Ky kontrast midis të dy ngjyrave merr pamje të ndryshme, forcohet ose zbehet me lëvizjen e diellit gjatë ditës dhe po ashtu objekti na paraqitet ndryshe gjatë natës.
Vendndodhja
Tirana, Albania