Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Loft Architects
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Lorenxa Cakuli, Fatjon Molla, Klaudio Çurmaku, Gëzim Vogli, Oliver Tushi
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
750 m2
-
Kate
2
-
Photography
Creative Fields
Përshkrimi
Albpastrim është një kompani që ofron shërbime të ndryshme pastrimi dhe mirëmbajtjeje. Zyrat e reja të kompanisë janë vendosur në Tirana Industrial Park, një kompleks me 44 njësi magazinimi të bëra prej betoni të parafabrikuar, 15% e të cilave përdoren si hapësira për zyra dhe pjesa tjetër si magazina.
Lartësia e njësisë së magazinës është 7.60 m, me një sipërfaqe prej 750 m2. Pesëmbëdhjetë përqind e hapësirës është e ndarë në dy kate, 100 m2 secili, të planifikuar për t’u përdorur si zyra dhe sallë ekspozimi. Programi ishte shumë i ngjeshur, për shkak të shumëllojshmërisë së aktiviteteve që do të zhvillohen, të tilla si konferenca, seminare dhe leksione të tjera ndryshe nga aktivitetet e zyrave. Në mënyrë që t’i përshtateshim programit të kërkuar, ishte e nevojshme të zgjerohej hapësira. Prandaj, propozimi ynë i dizajnit zgjeron dyshemenë duke dyfishuar sipërfaqen e tij.
Struktura shtesë është bërë prej betoni monolit, e ngritur mbi rrjetin ekzistues të trarëve dhe kolonave të mëparshme të parafabrikuara.
Për më tepër, dizajni propozon një kuti qendrore që pluskon në mes të hapësirës, e projektuar me panele xhami modulare në të treja anët që lejojnë një qarkullim të lirshëm rreth kutisë, duke rritur vazhdimësinë e hapësirës.
Kutia e xhamit është projektuar të jetë fleksibile dhe e adaptueshme sipas ngjarjeve të organizuara. Kutia mund të qëndrojë e mbyllur dhe të shërbejë si sallë mbledhjesh ose vend pune ose mund të qëndrojë e hapur, duke zgjeruar hapësirën që do të përdoret për leksione, seminare etj.
Dizajni i përgjithshëm synon të përfaqësojë identitetin e kompanisë, pastrimin. Prandaj, ekziston një përdorim i gjerë i xhamit dhe suvasë së bardhë që portretizon një mjedis të pastër dhe uniform. Për të krijuar kontrast midis funksioneve, kuzhina është veshur me ngjyra të ngrohta dhe dru në mënyrë që përdoruesit të ndihen të shkëputur nga një mjedis në tjetrin.
Ndërhyrja duhej të ishte e dukshme, e sinqertë dhe në kontrast me mjedisin “brutalist”. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të krijojmë një marrëdhënie natyrore midis këtyre materialeve të ndryshme. Qëllimi ishte që pothuajse gjithçka të ishte monokrome dhe ngjyrat t’i sillnin përdoruesit e këtij ambienti.
Vendndodhja
Tirana, Albania