Të dhëna mbi projektin
-
Studio
4M Group
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Sipërfaqja
2,400 sq. ft.
-
Kate
1
Përshkrimi
Varur nga sipër, duke vëzhguar gjithçka që ndodh përreth, qëndron pezull koncepti eksperimental i zhvilluar si një shkrirje e artit dhe arkitekturës së materialeve, e pllakave katrore me baltë, krijuar në tërësi nga vetë dheu i kryeqytetit.
Nën to, duke mbushur korridorin qendror, panele metalike mbrojtëse - të frymëzuara nga pemët e Hyde Park, - janë dizajnuar për të imituar modelet e larmishme që krijohen nga hijet e gjetheve të lisave në muzgun e ndezur të verës. Duke përcjellë një temë të fortë të 'pyllit metalik' përmes imazheve paradoksale - ata qëndrojnë si një metaforë për të nxjerrë në pah dy gjendje të kundërta që ekzistojnë njëra pranë tjetrës - duke ecur i lirë mes natyrës, ndërsa je i mbyllur brenda. Çfarë inkuadrimi mund ta shprehte më së miri thelbin e detyrës së tyre – duke qenë se ndodhen brenda interierit të ish-zyrës se Grupit 4M.
E vendosur në rajonin prestigjioz të Southwark në Londër, qëllimi ishte të krijonim një hapësirë pune ku njerëzit do të donin të vinin, një vend që do të përfaqësonte gjithçka për të cilën qëndron 4M, duke përmbledhur qasjen tonë dhe zellin e madh për eksperimentim; gjatë gjithë kohës me një përkushtim të pandërprerë dhe dashuri për mjedisin e pranishëm kudo.
4M Office u organizua në një hapësirë të transformuar magazinimi në katin përdhes. Në periudhën e saj, hapësira do të shkëlqente nga Madhështia Viktoriane - megjithatë, vitet e neglizhencës dhe mos mirëmbajtja e kishin lënë strukturën dhe personalitetin e saj origjinal të pambrojtur dhe të degraduar. Të patundshëm, ne hoqëm gjithçka deri te zhveshja e tullave, për të ekspozuar bukurinë e papërpunuar nën to, dhe i lamë ato të qëndronin krenare në origjinalitetin e tyre autentik.
Në një triumf të sinergjisë gjeometrike, ky sukses i prekshëm dhe me shumë shtresa prezanton zanatin unik që ushtron dora e talentuar e 4M Group - një stil që frymëzohet dhe krijohet me natyrën. Në përfundim të tij, dizajni qëndron si një kënaqësi vizuale, mbërthyer brenda tij një ndjenjë e fortë e aftësisë krijuese të veçantë të 4M, një përfaqësim fizik që përshkruan vetë shpirtin e tyre.
Kjo hapësirë ushqen krijimtarinë, ushqen shpirtin dhe na kujton se edhe kur jemi brenda, duhet të kujtojmë të vlerësojmë dritën e diellit të filtruar nga lisi.
Siç është shprehur me mençuri Winston Churchill - "Ne i japim formë ndërtesave tona, pas kësaj ato na formojnë ne".
Po kaq e vërtetë tingëllon edhe për 4M Office.
Vendndodhja
London, Greater London, England, United Kingdom