Dyqani

Ossimoro Washbasin

Atmosfere

Kërkoni cmim nga shitësi

Projekti i lavamanit Ossimoro, i dizenjuar nga arkitektët Calvi Brambilla dhe antoniolupi, është trajtuar me respektin dhe ndjenjën më të madhe të përgjegjësisë ndaj mermerit, një material që është përdorur gjithmonë në arkitekturë dhe art. Calvi Brambilla dhe antoniolupi janë përpjekur t’i qasen këtij projekti duke përdorur mjete teknologjike dhe bashkëkohore, por me ndjeshmëri maksimale për të kaluarën dhe për një burim natyror që është i disponueshëm në një sasi të kufizuar. Kjo çoi në rritjen e cilësive të materialit duke krijuar një objekt unik.

Frymëzimi për Ossimoro erdhi në një ekspozitë të vitit 2016 nga artistja spanjolle që jeton dhe punon në Londër, Angela de la Cruz. Efekti i ngjeshjes, që donin të arrinin dizajnerët, lindi nga një ‘përplasje’ midis paralelopipedëve dhe me dëshirën për ta bërë lëndën fluide. Për të arritur këtë efekt u zhvillua një teknikë e re, simulimi i ngjeshjes së një blloku në 3D.

Me projektin Ossimoro është zhvilluar një teknikë e re për realizimin e kësaj ‘Skulpture’, duke u nisur nga ideja e një lavamani mermeri me efektin e një “blloku të butë mermeri”, të ngjeshur; një objekt pothuajse surreal. Lavamani është prej mermeri të bardhë oriental. Është një monolit i këndshëm, që mund të kombinohet lehtësisht.

Ossimoro washbasin mund ta gjeni në Showroomin e Atmosfere, Kompleksi Delijorgji.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Ossimoro Washbasin”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *