Shop

Plynto nga Henge

Atmosfere

Request Quote from supplier

Plynto e projektuar nga Ugo Cacciatori për Henge është një tavolinë anësore e përbërë nga bazamenti prej guri dhe pjesa e sipërme prej xhami.

Një tipar dallues i kësaj tavoline është bashkimi i materialeve të ndryshme: bazamenti i fortë dhe pothuajse cilindrik prej guri dhe syprina e parregullt prej xhami. Baza është prej guri të rafinuar që tregon nuanca vërtet sugjestive të ngjyrave. Tavolina e kafesë Plynto është padyshim një mobilje jashtëzakonisht origjinale, e aftë për të zbukuruar çdo dhomë ndenjeje.

Plynto nga Henge është një vepër jashtë limiteve te tregut, stileve dhe trajtave standarte. Ato çka na rrethojnë në shtëpitë tona janë më shumë se një mobilje, janë bashkëudhëtaret tona në kohë me të cilat formojmë një lidhje e cila reflekton idenë tonë mbi të bukurën. Duhet të zgjdhim me zgjuarsi duke ruajtur një ekuiliber mbi funksionin, zemrën dhe mendjen. Zgjedhje të cilat reflektojnë personalitetin tonë dhe janë njëkohësisht estetikisht dhe psikologjikisht të kënaqshme.

Këtë produkt e gjeni në showroomin e Atmosfere, te Kompleksi Delijorgji.

Category: Tags: , , ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Plynto nga Henge”

Your email address will not be published. Required fields are marked *