Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Mosko Atelie
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
1700 m2
Përshkrimi
Zoe Hora është një nga projektet më të dashura e të veçanta të Mosko atelie. Pas një bashkëpunimi të gjatë me një ekip të shkëlqyer profesionistësh, në një nga fshatrat më të bukur të Rivierës Shqipëtare arritëm të konkretizonim një koncept të njohur si Rivitalizim.
Ky projekt konsiston në Rikonstruksionin e kthimin në identitet dhe interieret e disa shtëpive të vjetra të Dhërmiut dhe kthimin e tyre në struktura turistike dhe projekti i kompleksit turistik Zoe Hora.
Ky kompleks multifunksioinal në pjesën e lagjes së sipërme të fshatit ofron një panoramë unike dhe vend relaksi dhe akomodimi të cilesisë së lartë. Në një shtrirje në nje siperfaqe rreth 1700 m2 ky kompleks është një adaptim dhe harmonizim i një objekti dy katësh dhe disa gërmadhave që datojnë rreth shekullit te 16 me strukturat e reja ku përshihen restoranti, vinoteka, hoteleri, sallë konferencash, njësi tregëtare, pishinë e hapur dhe e mbyllur dhe spa.
Objekti është konceptuar në katër nivele të ndryshme, me një levizje dinamike të volumeve të gurit duke ndjekur e përshtatur pjerresinë natyrale të terrenit dhe duke krijuar një mjedis unik komoditeti dhe relaksi. Një nga qëllimet kryesore të këtij projekti është menaxhimi sa më i mire i truallit të ndërtimit duke i dhënë dhomave të hotelit dhe gjithë ambjenteve të tjera të komleksit privatesi dhe shijimin e pamjes nga deti.
Ndërthurja e arkitektures tradicionale të zonës me elementë moderne, kombinimi i mureve të gurit me strukturat moderne të xhamit, stilizimi dhe përdorimi i motiveve floreale të tavaneve tradicional të zonës në dyert dhe trarët e çative, përdorimi i harkut, tuneli që lidh hyrjen kryesore me tarracën e restorantit janë disa nga elementet identifikues të këtij projekti. Përdorimi i gurit të zonës në interier dhe eksterier, elementët e drurit, hekurit, ullinjtë e bimët natyrale përcjellin aromat dhe ngjyrat e natyrës dhe krijojnë një atmosferë qetësie e relaksi.