Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ICA Studio
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Sipërfaqja
336 m2
-
Ekipi
ICA Studio
Përshkrimi
Frymëzuar nga ëndrra me shumëngjyrëshe ose e thënë më saktë nga ajo më e verdha, ''Yellow Mood'' është një seri baresh & restorantesh me vendndodhje në Tiranë, Shqipëri dizenjuar nga ICA që do të bëjë të ndihesh si pjesë e një filmi. Duke provuar edhe një herë tjetër që dizajni në film dhe ai në arkitekturë do të bashkëjetojnë gjithmonë me njëri tjetrin, interieri u frymëzua nga filmi aksion “Atomic Blonde”.
E gjithë hapësira është një përzierje materialesh, vëllimesh dhe stilesh. Në hapësirë elementë të ndryshëm siç janë: mënyra se si teknologjia është bërë pjesë e identitetit të interierit, motivet gjeometrike në pllakat e qeramikës së dyshemesë, paneli 3D piramidal me trashësi 50mm së bashku me “renë” (sic dhe ne e quajme) si dhe struktura me zink të galvanizuar e përdorur sëbashku me një sklupturë minimaliste druri për trajtimin e mureve/kollonave. Të gjithë detajet së bashku krijojne një univers të tërë “techni-color”.
Një pjesë tejet thelbësore e këtij projekti është edhe ndriçimi, kështu që duke u nisur nga ndricimi i përgjithshëm e deri tek ai dekorativ gjithçka është e mirë menduar deri në detaj dhe ndihmon në krijimin e një gjendjeje si “skenografitë e viteve 80”.
Duke konsideruar këtë koncept, u vendos të përfshiheshin elemente të ndryshme ndriçimi si: LED-i tubolar, dritat e neonit, disko balls e një përzjerje abazhuresh të varur. Plot karakter dhe plot jetë, Yellow Mood është dizenjuar për të qenë formula e lumturisë.