Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Zaha Hadid Architects, AVATELIER & FM Ingegneria
-
Tipologjia
Commercial, Residential Architecture
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Ekipi
Klient : Usluga Tiranna
Përshkrimi
Kanionni i Vjosës
Zaha Hadid Architect, Avatelier & FM Ingegneria
Kanioni i Vjosës është një projekt i frymëzuar nga fuqia e natyrës për të krijuar një zhvillim të ri, të qëndrueshëm dhe harmonik në parkun qendror-verior të Tiranës. Ndikuar nga bukuria natyrale e Parkut Kombëtar të Vjosës, projekti bazohet nga natyra si një skulptor i mjeshtërishëm që i jep formë peizazhit. Duke marrë frymëzim nga procesi i skulpturimit të natyrës, projekti synon të krijojë ndërtesa dhe mjedise urbane që janë funksionale dhe estetikisht të këndshme. Duke bërë kështu që projekti të jetë në sintoni me ambientin natyror dhe pamjen e qytetit.
Lumi Vjosa, i cili ka 'gërryer' kanionin e tij gjatë kohës, është muza e këtij projekti. Dizajni synon të replikojë procesin natyral të ndryshimit të peizazhit nga lumi në një mënyrë që respekton mjedisin dhe promovon qëndrueshmërinë. Kanioni i Vjosës arrin një integrim harmonik të strukturave bëra nga dora e njeriut me peizazhin natyror.
Poshtë kullave të banimit, paralel me bulevardin dhe Parkun Qendror zhvillohen njësitë tregtare. Njësitë tregtare, së bashku me hotelin dhe qendrën e konferencave, krijojnë një kanion; nëpër të cilën shkon një "Përrua", një qendër lineare argëtimi për aktivitete, në gjendje të mbulojë të gjitha funksionet e nevojshme për Parkun Qendror dhe komunitetin lokal.
Shpërndarja e Programit
Kanioni i Vjosës është një kompleks me 6 kulla me shumë kate që ndodhen njëra pranë tjetrës. Kulla më e lartë është 125.3 m e lartë me 34 kate. Këto kulla shërbejnë për funksione të ndryshme, nga hapësirat e banimit ose zyrat deri te hoteli, hapësirat tregtare, salla dhe ekspozita. Pesë prej këtyre kullave janë të lidhura me pesë kate më të ulëta që kanë funksione tregtare dhe janë të lidhura me parkun kulturor poshtë dhe qytetin. Katet e mësipërme janë banim, hapësira zyre dhe hotel. Volumi më i vogël pranë sheshit publik është i dedikuar për sallën e ekspozitave.
Shërbimet shtesë
Ky kompleks sjell një përvojë jetese të shëndetshme dhe të balancuar që inkurajon ndërveprimin komunal. Këto hapësira ofrojnë një stil jetese të kuruar dhe një përvojë nga fillimi deri në fund për banorët e zonës. Jetesa bashkëkohore definon shtëpinë si një ekosistem i shërbimeve të lidhura me jetesën.
Kati e fundit ofrojnë diversitet të ndryshëm të shërbimeve, duke përfshirë pishina me pamje mbi qytetin, apo zona meditimi dhe fitness që ofrojnë pamje mbi bulevardin e ri.
Koncepti i qëndrueshmërisë
Strategjia jonë për projektin reflekton peisazhin natyror shqiptar, si një ekosistem vertikal; siç flora dhe fauna lokale zhvillohen duke ndryshuar lartësinë; nga bimësia në kanione, në të njëjtën mënyrë ne prezantojmë bimësi që zhvillohen përgjatë kullave duke u ngritur në nivele më të larta. Duke filluar nga formacionet e dendura të pemëve, tek bimët më të vogla dhe duke arritur tek kërpudhat në nivelet më të larta. Kjo strategji respekton nevojat e bimëve dhe ofron një eksperiencë të ndryshme për banorët e kompleksit.
Karakteristikat e kësaj strategjie përmirësojnë mikroklimën lokale, kontribuojnë në ciklin e ujit dhe rrisin mirëqenien e banorëve të saj.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania bulevardi i ri