Të dhëna mbi projektin
-
Arkitekti
Artan Raça
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2014
-
Sipërfaqja
720 m2
-
Kate
2
Përshkrimi
Ky projekt ka te bëjë me rikonstruksionin e një Vile Qeveritare, (nr.4) brenda territorit të Pallatit të Brigadave (ish Vila Mbretërore) në Tiranë.
Kjo vilë e ndërtuar fillimisht në vitet ’50-të dhe e shtuar me mjedise të tjera në vitet ’60-70-të kishte shërbyer si një rezidencë pushimi.
Tashmë gjendja e saj paraqitej tejet e amortizuar dhe e pajetueshme. Detyra e projektimit synonte ta kthente në një vilë banimi të përhershme për një nga personalitete e larta të shtetit. Brenda një buxheti të përmbajtur rikonstruksioni do të përfshinte rimodelimin e hapësirave të brendshme dhe përmirësimin e fasadës dhe të gjithë inteligjencës së banesës.
Pa dyshim, se kur ke të bësh me rikonstruksione, gjëja më e vështirë është të gjesh pikat e referimit për idenë dhe frymëzimin, për atë që do të heqësh dhe për atë që do të ruash. E dimë mirë se sa e lehtë është të mësosh nga e kaluara por e dimë po aq mirë se sa e vështirë është të përdorësh historinë në ditët e sotme, në mënyrë që ajo të ruajë freskinë dhe modernitetin.
Me këtë projekt tentova të krijoj një histori sa të re aq edhe të kaluar, duke e rivënë edhe një herë vilën në vitet e saj të ndërtimit, pra në vitet ’50-të, në vitet e Modernizmit Europian, duke imagjinuar e ëndërruar se si kjo vilë do të ish projektuar edhe një herë në ato vite të një optimizmi të jashtëzakonshëm për arkitekturën.
Vendndodhja
Tirana, Albania